Tirana e përqendron merkaton në Kosovë, goleadori i Prishtinës në orbitën e bardhebluve (FOTO)

Tirana duhet të hedhë pas këtë sezon plot pengje dhe të bëhet gati për atë që vjen. Bardheblutë kanë një punë të madhe përpara në rindërtimin e ekipit ku duhet të krijojnë një grup lojtarësh të denjë për të konkuruar edhe një herë për trofe. Puna do të fillojë që nga porta por reparti më problematik është ai ofensiv.

Alternativat mungojnë por mbi të gjitha është edhe e ardhmja e paditur e Florent Hasanit që ka oferta nga jashtë. Në këtë mënyrë, drejtuesit kanë bërë gati listën me objektivat dhe duket se kanë zgjedhur tregun kosovar për këtë repart.

Endrit Krasniqi i Prishtinës është në orbitën e Tiranës, raportojnë mediat dardane. Finalja e Kupës së 5 qershorit, Gjilani – Prishtina, pritet të jetë e fundit në fanellën bardhekaltër për fantazistin i cili regjistron 11 gola e 6 asiste këtë sezon.

Megjithatë nuk do të jetë e lehtë pasi Gjilani, Ballkani, Drita, Llapi, Shkëndija e Shkupi, janë skuadrat e tjera të interesuara për të.

Related posts

Akte dhunυ gjatë ndeshjes Egnatia-Partizani, Komisioni i Disiplinës përjashton dy tifozë nga stadiumet (EMRAT)

Finale mbijetese përballë Teutës, “Tirona Fanatics” me lajmërim të rëndësishëm dy ditë përpara ndeshjes (POSTIMI)

Partneri i saj shënoi golin vendimtar të Interit, modelja shqiptare feston në tribunën e “San Siros” (video)