Tirana e mbushur me portierë që duan minuta, gardiani drejt një skuadre të re

Në ndeshjen e fundit me Egnatian ra në sy mungesa e portierit të dytë të Tiranës, Leon Kozi. Gardiani duhet të ishte në ekip, por në fund emri i tij nuk figuroi as në protokoll dhe nuk ishte as në dhomat e zhveshjeve. Burime jo zyrtare në klub bëjnë me dije se portieri mund të jetë largimi i radhës nga skuadra, pasi mund të ketë gjetur ekip ku të luajë.

Me Selmanin titullar dhe Harizajn të afruar në verë, Kozi kërkon një skuadër që të luajë. U fol për Laçin, nëse largohej Dajsinani, por gjërat nuk shkuan mbarë. Me shumë mundësi, Kozi do të shitet jashtë Shqipërisë. Kujtojmë që Leon Kozi është ai që luajti si titullar kampionatin e shkuar.Klubi ka kërkuar 200 mijë euro për ta lëshuar, por kjo kërkesë tani është ulur.

 

Related posts

Presidenti i Dinamos i vendos kontratë të përjetshme Dajës, Adrian Bardhi: Do të plaket me mua

“Nuk bëmë asgjë, Dinamo e meritoi trofeun”, Edlir Tetova i sinqertë pas humbjes, bllokon largimet e Xhemajlit dhe Dajsinanit

Bregu, Nani dhe Qefalija i japin Superkupën Dinamos, Egnatia përmbyset në pjesën e dytë (video)