Tirana e bllokuar nga detyrimet, asgjë për merkaton e janarit

Merkato mund të jetë e rëndësishme për të gjithë skuadrat e Superiores, por jo për Tiranën. Ekipit bardheblu i është bllokuar merkato për shkak të detyrimeve të papaguar ndaj katër lojtarëve Tim Vairinen, Asion Daja, Edon Hasani dhe Jocelyn Behiratche.

Në këtë pikë, kur ka kaluar java e parë e merkatos, klubi ende nuk ka marrë një vendim nëse do të bëjë pagesën në këtë moment, apo do të presë verën. Në të dy hipotezat situata ka kostot e saj, shtrëngimin financar në këtë moment dhe mungesën e alternativave për Ahamatajn nëse pritet qershori.

Situata nuk është e thjeshtë sepse nga bardheblutë është larguar goleadori Florent Hasani, duke lënë një boshllëk të madh përpara. Ahamtaj ka kërkuar një zëvendësues për rolin, por ndërkohë ka provuar ti japë afrimitet me portën Latifit e Abazajt.

Çështja është se nëse nuk bëhet likuidimi i detyrimeve asnjë lojtar nuk mund të afrohet dhe te Tirana po e mendojnë seriozisht të shkojnë përpara deri në fund të sezonit me grupin aktual. Vendimtare do të jenë bisedat konstruktive me teknikun në ditët në vijim, sepse ndonjë përforcim Ahmataj edhe do ta donte, por në këtë moment është e rëndësishme të ndiqen nevojat e klubit, që duhet të vendosë në peshore sforcimin financiar tani apo dëmin e mundshëm në rezultate që mund të sjellë mungesa e përforcimeve deri në verë.

Related posts

Nëntë zyrtarizime! Besa nuk ndalet në merkato, prezanton ish-futbollistin e Flamurtarit (FOTO)

Vllaznia bind në miqësoret e zhvilluara, tjetër sukses kundër ekipit boshnjak

AF Elbasani nis përgatitjet pa trajner, klubi verdheblu drejtohet nga ish-lojtari i Superiores (video)