Tirana drejt titullit kampion, por Orges Shehit po i mbarojnë alternativat

Fitorja e gjashtë radhazi e Tiranës, që dinë të shënojnë, por edhe të vuajnë kur duhet, si treguan 90 minutat në Elbasan ndaj Kastriotit.

Bekaj ka mbrojtur portën të paprekur për të tretën ndeshje radhazi dhe në këtë pikë, për Shehin do të jetë një problem, sepse kartoni i marrë nga portieri e përjashton nga transferta në Niko Dovana përballë Teutës. Një mungesë me peshë për formacionin kryeqytetas, që do të kthejë mes shtyllave veteranin Ilion Lika. Asnjë ndeshje këtë sezon për 42-vjeçarin, të thirrur në çështje në ndeshjen më delikate të këtij sprinti final: atë që paraprin derbin direkt me të kuqtë, ku targeti është të shkojnë me +5 që do të ishte pothuaj hipotekimi i cështjes së titullit.

Të besuarit e Shehit kanë treguar një stabilitet të jashtëzakonshëm, pavarësisht stolit të cunguar me të rinjtë si Gjumsi e Haxhiu sa për ti përmendur, duke qenë se Nikqi e ka mbyllur sezonin bashkë me Patrick. Ka ndihmuar jo pak kontributi i Kristal Abazaj, tre gola për lojtarin, që vazhdon të shtrëngojë dhëmbët dhe të luajë me shiringa për të mos e lënë Shehin krejtësisht pa zgjedhje alternative. Tirana udhëton drejt të dy objektivave me një siguri impresionuese, me Shehin e bardheblutë që po rezultojnë edhe më të fortë se çdo faktior tjetër penalizues…

Related posts

Klubet shqiptare në Kupat e Europës, RTSH “surprizon” tifozët me ndeshjen që do të transmetojë

E FUNDIT/ Klubi i Kategorisë së Parë bëhet me president të ri, Bashkia shet aksionet

U largua nga Vora, zbulohet klubi i ri i Jasmin Raboshtës