Tirana dominon ndaj Skënderbeut, përmbysje në “Selman Stërmasi” dhe përkohësisht në vendin e parë

Tirana fitoi me përmbysje në përballjen e javës së tretë të Superiores 3-1 ndaj Skënderbeut. Bardehblutë morën fitoren e dytë këtë edicion dhe ngjiten në vendin e parë të Superiores në kuotën e 7 pikëve. Ndonëse korçarët shënuan të parët me Nikajn, Tirana ia doli që të barazonte pa u mbyllur pjesa e parë me anë të Kainas, i cili pak pa u mbyllur pjesa e parë vendosi ekuilibrin.

Në pjesën e dytë ai që ktheu rezultatin ishte 19-vjeçari Klevi Qefalija. 11 minuta pasi u aktivizua, mesfushori bardheblu arriti që të shënonte të dytin për Tiranën. Por nuk u mbyll me kaq. Në minutën e tetë shtesë Florent Hasani sigloi golin e rezultatit përfundimtar 3-1.

Skënderbeu pëson humbjen e parë në këtë edicion, teksa ndalet pas dy fitoresh radhazi, por mbetet në pjesën e sipërme të klasifikimit me 6 pikë. Pavarësisht kësaj humbjeje, juglindorët treguan edhe ndaj bardhebluve se kanë potencial për të bërë mirë. Tirana do të luajë javën e ardhshme me Kukësin në transfertë, ndërkohë që Skënderbeu, në anën tjetër, do të vizitojë Durrësin për t’u ndeshur me Teutën.

Related posts

Tjetër pengesë për të kuqtë, mungesat “tronditin” Partizanin para Dinamos

Egnatia bën një tjetër mrekulli, dy lojtarë drejt shitjes në janar për shumën e bujshme

Tifozët hynë në fushë dhe goditën lojtarët, Disiplina “godet” Flamurtarin, masa të ashpra edhe për drejtuesin e Vorës