Luhet për Superioren, FSHF konfirmon stadiumin e ndeshjes Tirana-Pogradeci

Tirana

Tirana do të presë Pogradecin në “Elbasan Arena”. FSHF ka konfirmuar stadiumin ku do të luhet finalje e “play-out” për Superioren. Ndeshja do të zhvillohet më 4 maj, ndërsa ora mbetet për t’u përcaktuar. Për shkak të ndeshjeve të Final Four në “Arena Kombëtare”, Tirana nuk pati mundësinë të shfrytëzojë stadiumin e kryeqytetit.

Në këtë ndeshje, nuk ka avantazh për asnjë nga skuadrat. Për fituesin do të nevojiten edhe penalltitë, në rast se nuk ka një të tillë brenda 90 minutave apo shtesës.

Tirana shkon në këtë ndeshje si vend i tetë i Superiores. Në anën tjetër, Pogradeci fitoi në “play-off” ndeshjet me Burrelin dhe Besën, pasi e kishte mbyllur si vend i pestë në Kategorinë e Parë.

DEKLARATA E ARDIAN MEMËS

Ardian Mema mori drejtimin e Pogradecit në mes të kampionatit dhe e dërgoi në një finale me ekipin e zemrës, Tiranën, për t’u ngjitur në Superiore. Ardian Mema i gëzohet fitores ndaj Besës, edhe pse e pranon se nuk ishte aspak e lehtë. Sa i përket përballjes me bardheblutë, pohoi se ngarkesa emocionale personalisht është shumë e madhe.

Pogradeci mposhti Besën në shifrat 1-0 në “Elbasan Arena” dhe do të luajë finalen e madhe me Tiranën më 4 maj. Të dyja skuadrat do të kërkojnë fitoren, për të qenë pjesë e Superiores në edicionin e ardhshëm. Trajneri Ardian Mema ka bërë mjaft mirë me Pogradecin dhe prova e fundit do të jetë ndaj Tiranës

“Unë e di se çfarë pyetje do më bësh. Unë kam një ngarkesë shumë të madhe te kjo ndeshje. Të them të drejtën është ekipi që unë kam dalë nga ai ekip, kam jetën time te ai ekip, të shofim nuk do flas më tepër sepse më krijon emocion dhe nuk dua të flas më tepër, kaq…

LEXO ME SHUME:Të lutem, e di çfarë pyetje do më bësh;, Ardian Mema thuajse në lot për sfidën ndaj Tiranës; Kam jetën te ai ekip, kam një ngarkesë…

 

Related posts

Përballja Partizani-Egnatia në Final-Four, statistikat dhe duelet direkte flasin për të kuqtë

Jo vetëm Trabzonspor, ekipi i Bundesligës interesohet për Rey Manaj

Kukësi siguroi mbijetesën mes vështirësive, FIFA i jep goditjen e fortë klubit verilindor

1 comment

Dinamo përgatitet në heshtje, kërkojnë Kupën që mungon nga 2003 30/04/2025 - 13:25
[…] LEXO ME SHUME:Luhet për Superioren, FSHF konfirmon stadiumin e ndeshjes Tirana-Pogradeci […]

Comments are closed

Add Comment