“Të dielën vijmë për qokë”/ “Fanatics” provokon para derbit ndaj Partizanit, rrugët mbushen me lajmërime vdekje

Tirana

Tirana e Partizani, rivalët miq-armiq të një jete, takohen për herë të tretë në këtë sezon në një derbi të zjarrtë. Kryeqyteti nuk e ka ende një dominues, pavarësisht se të kuqtë janë në zonën e Final-Four dhe bardheblutë janë në pozita të vështira. Për tifozët duhet fituar derbi dhe pas dy ndeshjeve 0-0 është koha që dikush të ushtrojë pushtetin duke rrëmbyer suksesin.

Tirana do të luajë këtë të diel derbin e shumëpritur përballë Partizanit, ndeshje që do zhvillohet në kuadër të javës së 24-të të Superiores. Sfida që do të luhet në stadiumin “Arena e Demave”, nis në orën 13:30.

Ndërkohë që shumë pak ditë para derbit, tifozët bardheblu duke nisur me provokime të shumta. “Tirona Fanatics” këtë herë ka vendosur nëpër rrugicat e kryeqytetit disa lajmërime vdekje, ku njoftohej se klubi i Partizanit nuk jeton më.

“Të dielën do vijm me ju bo qokën!”, shkruajnë Fanaticsat në rrjetet sociale krah lajmërimeve të vdekjes. Në “Arenën e Demave” pritet spektakël jo vetëm në fushë, por padyshim edhe në tribuna.

PRECEDENTËT

Partizani vjen nga dy barazime radhazi dhe nuk humb në derbin me Tiranën që nga dhjetori i vitit 2022, duke qëndruar të pamposhtur në 9 ndeshje ndërqytetase.  Bledi Shkëmbi pasi ndaloi rënien dhe mori 4 pikë në dy ndeshjet në detyrë kërkon tani të kthejë besimin te lojtarët e tij, aspak ekspertë në ndeshje të tilla, por grintozë dhe me dëshirën për të ndryshuar fatet e këtij sezoni.

LEXO ME SHUME:Partizani zbardh axhendën për derbin, zbulohet numri i tifozëve të Tiranës (SHIFRA)

Related posts

Përplasja me Bashkinë Shkodër, Bekim Balaj thotë fjalën e tij: E tepërt të largohemi për një koncert (video)

Nga Pogradeci te Dinamo, Ilir Dajës i bashkohet një tjetër lojtar në fazën përgatitore

✉️Detajet për raundin e parë të Europës, shuma që do të përfitojnë 4 klubet e Superiores 💵