Tirana-Dinamo Batumi vjen falas në ekranet tuaja, zbulohet televizioni!

Të gjithë ekipet shqiptare që garojnë në Europë ishin përzgjedhur nga kanale të ndryshme televizive për t’u transmetuar live. E vetmja skuadër që kishte mbetur ende në ‘errësirë’ ishte Tirana. Por, kjo merr fund pasi tashmë është arritur marrëveshje me “MCN TV” për transmetimin e kësaj ndeshjeje.

Një lajm fantastik për tifozët bardheblu të cilët do të kenë mundësinë të shikojnë live dhe falas nga rehatia e shtëpisë apo në pushimet ku ndodhen teksa ky kanal është pa pagesë. Kujtojmë që në këtë televizion do të transmetohet edhe Partizani – BATE Borisov.

Ekipi i Orges Shehit ka qëllim kryesor kalimin e turit të parë teksa edhe në merkato, drejtuesit kanë hyrë fuqishëm duke sjellë lojtarë të nivelit shumë të lartë sa i përket futbollit tonë. Ndeshja do të luhet më 13 korrik në orën 20:00 në stadiumin ‘Air Albania’.

Related posts

Nuk kanë fund telashet për Tiranën, gjobë nga Komisioni i Disiplinës dhe detyron të paguajë pagat e ish-lojtarit

Stërvitje surprizë te Partizani, sulmuesi i Kombëtares në pritje të një thirrjeje nga Silvinjo! (FOTO)

“Nuk më frikëson as Dinamo asnjë prej skuadrave të tjera”/ Vioresin Sinani “nxjerr muskujt” në media: Kemi cilësi për të pretenduar çdo trofe