Klasike pa ngjyra! Tiranës i anulohen dy gola, Vllaznia blindon pozitat për në Final-Four (video)

Tirana

Tirana dhe Vllaznia kanë barazuar në ndeshjen e sotme të vlefshme për javën e 29-të të Superiores. Klasikja e cila u zhvilluar në staidumin “Elbasan Arena”, përfundoi në barazim pa gola.

Edhe pse rastet nuk munguan, asnjë nga skuadrat nuk ia doli që të merrte 3 pikët. Megjithatë, Tirana gjeti dy herë rrugën e rrjetës me Jarmouni dhe Ernest, por golat u anuluan për pozicion të parregullt.

Pas këtij barazimi, Vllaznia mbetet në vendin e 3-të me 50 pikë, po aq sa Dinamo e vendit të dytë. Në krahun tjetër, me 30 pikë të grumbulluara, bardheblutë mbeten në vendin e 8-të.

DEKLARATA E THOMAS BRDARIC

“Ne e morëm këtë pikë pasi ishte një ndeshje e fortë. Mënyra si e nisëm lojën në pjesën e parë, nuk jam dakord me atë ç’ka dhamë. Në pjesën e dytë ishim më mirë dhe patëm mundësi shënimi. Për rastet e pastra që kishim në pjesën e dytë duhet ta fitonim ndeshjen. Po luanim kundër Tiranës, pasi po luftojnë për mbijetesë kanë objektiva, janë ekip me histori. Luajtëm në transfertë, por në përgjithësi ishte 50 me 50.

Në pjesën e parë kemi luajtur shumë ngadalë. Nuk ia dolëm që të dërgonim topin në zonën e fundit, ashtu siç ishte ideja e jonë për sot. Ndeshje të forta si e sotmja duhet të qarkullohet topi më shpejt. Të ekzekutojmë edhe mundësitë teknike. Kemi luajtur shumë topa në qendër dhe ishte një zonë e mbyllur, e ngushtë. Lejuam Tiranën që të vinte me kundërsulme. Janë shumë të rrezikshme, shënuan kundër Laçit në atë mënyrë.

Dodaj jo titullar, pse? Para së gjithash, Dodaj ka bërë një rritje të jashtëzakonshme këtë sezon. Duhet të kemi balancë dhe t’i japim lojtarëve të tjerë minuta, s’duhet të harxhojmë të gjithë energjinë e djemve. Kemi ndeshje shumë shpejt të shtunën dhe ai mund të tregojë kualitetin e tij”, tha Brdaric.

LEXO ME SHUME:Përfundimi i fazës së tretë! Partizani me hapa mbijetese, Tirana e Teuta mbajnë fundin

Related posts

Pogradeci në sprintin final për Play-Off, kalendar “ferri” për liqenorët

Golat dhe forma e mirë e Dejvi Bregut u panë nga Sylvinho, sulmuesi mesazh trajnerit: Uroj t’i ketë pëlqyer ndeshja

Nuk ka fitues në Durrës! Teuta proteston për penallti, Elbasani i largohet Final-Four (video)

3 comments

Teuta proteston për penallti, Elbasani i largohet Final-Four (video) 11/03/2025 - 20:01
[…] LEXO ME SHUME:Klasike pa ngjyra! Tiranës i anulohen dy gola, Vllaznia blindon pozitat për në Final-Four (video) […]
Thomas Brdaric kënaqet me barazimin ndaj Tiranës 11/03/2025 - 19:41
[…] LEXO ME SHUME:Klasike pa ngjyra! Tiranës i anulohen dy gola, Vllaznia blindon pozitat për në Final-Four (video) […]
Bledi Shkëmbi kapet me lojtarët e tij pas ndeshjes me Vllazninë 11/03/2025 - 19:25
[…] LEXO ME SHUME:Klasike pa ngjyra! Tiranës i anulohen dy gola, Vllaznia blindon pozitat për në Final-Four (video) […]

Comments are closed

Add Comment