Tirana i rikthehet problemeve të vjetra, pa lojë dhe ide; ngec ndaj Teutës

Tirana

Në “Air Albania”, Tirana dhe Teuta ndanë nga një pikë secila pas një barazimi pa gola, në një takim ku munguan finalizimet, por jo përpjekjet.
Që nga minutat e para, bardheblutë morën kontrollin e lojës, duke u përpjekur të thyenin mbrojtjen e durrsakëve me aksione nga krahët dhe goditje nga distanca. Teuta, nga ana tjetër, qëndroi kompakte dhe u përpoq të godiste në kundërsulm, duke u mbështetur te shpejtësia e krahëve.

Në pjesën e dytë, ritmi i lojës u rrit, me Tiranën që humbi dy raste të pastra për shënim, ndërsa portieri i Teutës u bë protagonist me disa ndërhyrje vendimtare, si në rastin e minutës së 66′ kur Falaje, i cili mori një top në zonë nga Tabeku por Selmani tregohet i vëmendshëm.Në minutat e fundit, edhe miqtë kishin mundësinë e artë për të marrë fitoren, por pa mundur të shënjestronin saktë shënjestrat.

Pas 90 minutash, rezultati mbeti 0–0, një pikë që nuk kënaq plotësisht asnjërën skuadër. Pas suksesit Tirana i, ndërsa Teuta konfirmon formën e mirë mbrojtëse, megjithëse vazhdon të ketë probleme në sulm.

LEXO ME SHUME:“Partizani ka më shumë dëshirë”, Kërnaja sfidon Flamurtarin në debutim: Vetë emri që ka klubi nuk të lejon rezultat tjetër përveç fitores

Related posts

“Kupa dhe kampionati janë të arritshme”, Luan Pinari komenton shortin e Kupës: Jam i kënaqur që do të përballemi me Vllazninë

Vetëm një fitore në vitin 2026, Ilir Daja bën analizën e humbjes në derbi: Ja si do të dalim nga kjo situatë

“Ky ekip ka shpirt gare!”/ Kërnaja flet pas fitores në derbi, “kunj” Arben Milorit: S’na kanë rritur kritikat e tua!