Derbi i “ftohtë”, zbulohet numri i biletave të shitura për ndeshjen Tirana-Partizani

Tirana

Tirana dhe Partizani do të përballen këtë të diel në një nga sfidat më të nxehta të futbollit shqiptar, derbin klasik që prej dekadash elektrizon kryeqytetin.

Interesi për ndeshjen ka nisur të ndjehet që ditët e para të shitjes së biletave. Deri më tani sipas informacioneve nga Klikoje Sport janë shitur rreth 2,200 bileta, por trendi i rritjes lë të kuptohet se tifozët po mobilizohen ndjeshëm teksa afrohet ndeshja. Sipas pritshmërive, vetëm gjatë së shtunës pritet që shifra të shkojë deri në 5,000 bileta të shitura, duke garantuar një atmosferë të zjarrtë në shkallët e stadiumit.

Tirana kërkon të shfrytëzojë momentin e mirë dhe mbështetjen e publikut, ndërsa Partizani synon të marrë një rezultat që mund t’i ndryshojë kursin e sezonit. Në fushë pritet luftë sportive, ndërsa jashtë saj pritet një festë e madhe futbolli. Derbi i së dielës premton emocion, tension dhe histori të reja për t’u treguar. Tifozët tashmë vetëm presin vërshëllimën e parë.

 Pas disfatës së thellë me Dinamo City, 6-2, Tirana përballet këtë të diel me Partizanin dhe nuk ka rrugë tjetër veç fitores. Kjo ndeshje është “treni i fundit” për bardheblutë, por edhe për trajnerin Ardian Nuhiu. Tirana aktualisht është 6 pikë prapa vendit të parafundit dhe nëse nuk fiton në “Air Albania”, diferenca mund të thellohet dhe shanset e mbijetesës në Superiore do të zbeheshin shumë. Partizani vjen në një moment të mirë dhe konsiderohet favorit në derbi, ndërsa Tirana nuk ka asgjë për të humbur.

Related posts

“Duan të mbajnë me zor Tiranën në Superiore”, presidenti i klubit rival shpërthen në studio: Nuk bëhet qameti, pse duhet të digjemi ne si ekip…

Rikthim në kryeqytet, Tirana siguron një ish-kampion për pjesën e mbetur të kampionatit

Lëvizje surprizë te Partizani, ish-lojtari i Kombëtares shumë pranë firmës (EMRI)