Gola, polemika dhe raste të diskutueshme! Tirana-Bylis i prodhon të gjitha, por “derbin e mbijetesës” e fiton… barazimi (video)

Tirana

Tirana-Bylis, takim i javës së 31-të, të Abissnet Superiore mbyllet me rezultatin 2-2. Një përballje që pati gjithcka, gola, raste, polemika, por në fund dy skuadrat u detyruan të ndajnë nga 1 pikë. Në minutën e 26′, një kundërsulm i shpejtë i ballshiotëve sheh Da Silva nga e djathta të pasojë në qendër për Përgjonin i cili devijon pata portës dhe mposht Selmanin. Tirana u kundërpërgjigj në minutën e 40’ Përgjoni nis dhe finalizon aksionin për bardheblutë, duke dalë në sulm e duke gjetur ai golin e barazimit.

PJESA E DYTË

Në pjesën e dytë, 67’-69’ Penallti për Tiranën! Gjyqtari Koçi jep fillimisht karton të verdhë për Përgjonin pas një rrëzimi në zonë. Por më pas ai ftohet të shohë pamjet në VAR dhe shquan një mbajtje ndaj lojtarit të Tiranës duke akorduar 11-metërsh. Një situatë që irritoi presidentin e Bylisit, Besnik Kapllanaj tërhoqi ekipin nga fusha për 8 minuta, madje u shfaq i irrituar nga tribuna duke ofenduar arbitrin Andi Koçi. Në minutën e 82′ Bylis barazon. Pas zhvillimit të një goditje dënimi, topi mbetet në zonë ku Ilieski gjen golin e barazimit. Tirana nuk largohet dot nga zona e rrezikut për rënie, në vendin e 8-të me 32 pikë, ndërsa Bylis në vendin e shtatë me një pikë më shumë.

 

LEXO ME SHUME:Situatë surreale, penallti për Tiranën e presidenti Kapllanaj tërheq nga loja ekipin për 8 minuta (video)

LACI-ELBASANI 0-1

Elbasani ka marrë një fitore të rëndësishme në transfertë ndaj Laçit, duke triumfuar me rezultatin minimal 1-0. Sfida e vlefshme për javën e 31-të të Kategorisë Superiore u vendos nga një episod fatkeq për vendasit, kur Shabani devijoi aksidentalisht topin në portën e tij pas një goditjeje nga këndi në minutën e 37′.

Autogoli  që vendosi ndeshjen

Ndeshja nisi me një ritëm të ekuilibruar, ku të dyja skuadrat kërkonin të merrnin kontrollin e lojës. Laçi pati një rast të mirë në minutën e 24′, kur Kristian krosoi në zonë për Mjakin, por goditja e tij u ndal pa vështirësi nga portieri Totoshi. Vetëm pak minuta më vonë, një tjetër aksion i rrezikshëm erdhi nga verdheblutë, kur Lajthia lëshoi një goditje të fortë me të djathtën, por Molla reagoi mirë duke shpëtuar portën.

Related posts

Skënderbeu u bllokua në barazim, Ernest Gjoka “qan” pikët e humbura: Duhet të ishim treguar më cinikë

Te Tirana vijon refreni i njëjtë trajnerëve, Vangjel Mile pas humbjes: Jemi ekip i ri, na duhet kohë

“Tirana e kishte mbrojtësin e majtë të ngathët”, Bellaji tregon si kapi kundërshtarin “mat”: Vendosa që ekipin ta…

Comments are closed

Add Comment