Tiramisu shtëpie me çokokrem – Plot ëmbëlsi delikate!

Nëse mendonit se recetat klasike nuk mund të bëhen akoma edhe më të mira, gaboheshit.

Me këtë recetë që ju prezantojmë sot e vërteton se një ndryshim i vogël i jep një pamje dhe shije krejtësisht tjetër Tiramisusë.

Është pikërisht çokokremi përbërësi që do ta kthejë këtë ëmbëlsirë delikate, në një pjatë që do t’ju bëjë të lëpini gishtat.

Përgatitja është shumë e thjeshtë dhe e pamundimshme, mjafton të ndiqni me kujdes hapat.

Dhe kur më mirë sesa sot për të kënaqur pjesëtarët e familjes suaj me këtë ëmbëlsirë perfekte.

Përbërësit

2 të verdha vezësh

130g sheqer

300g çokokrem

310g biskota Savoiardi

500g krem djathi apo mascarpone

40ml ujë

250ml kafe

Përgatitja

Si fillim nisni me ngrohjen e ujit me 60g sheqer, derisa të krijoni një shurup.

Ndërkohë që shurupi ftohet pak, ju filloni të rrihni në një tas të madh të verdhat e vezëve dhe sheqerin e mbetur.

Tani me kujdes dhe shumë ngadalë të shtoni shurupin tek të verdhat e vezëve.

Gjithmonë duke i rrahur vezët në mënyrë që ato të mos priten.

Pas shurupit e ka radhën kremi i djathit, i cili edhe ai duhet të shtohet pak e nga pak tek përzierja.

Kur të keni formuar kremin mund të nisni me përgatitjen e Tiramisusë.

Merrni një tavë dhe shtroni pak krem në fund të saj, më pas krijoni një shtresë me biskota të njomura në kafe.

Tani e ka radhën çokokremi, mundohuni ta përhapni në të gjithë sipërfaqen e biskotave.

Përsërisni hapat edhe një herë tjetër dhe në fund mbuloni të gjithë ëmbëlsirën me kremin e mbetur.

Nëse dëshironi mund të përdorni edhe çokollatë të shkrirë, por me çokokremin do ta keni akoma edhe më të lehtë.

Pasi të keni mbaruar me përgatitjen e Tiramisusë duhet që ta vendosni për disa orë në frigorifer në mënyrë që kremi të mpikset.

Më pas mund të mrekulloheni me shijen e saj delikate dhe do të shihni që do të kthehet në të preferuarën e të dashurve tuaj.

Related posts

Pilaf me kinoa – Receta e veçantë me plot shije!

Pogaçe e ëmbël – Receta e shijshme që kënaq gjithë familjen!

Akullore me kos dhe fruta – Receta me freski dhe shije perfekte!