“TIK-TAK”, afron ora e së vërtetës! Java e 34-të e Superiores me kryqëzime të rrezikshme

Koha po mbaron, Kategoria Superiore projektihet drejt tre ndalesave të fundit dhe java e 34 do të ketë shumë pikëpyetje rreth rrugëtimit që do të finalizojnë 10 skuadrat pjesëmarrëse këtë sezon. Në aksin Laç-Shkodër luajnë 4 skuadra për dy objektiva të ndryshëm, që të gjitha të përfshira në lojë. Pritësit kurbinas dhe shkodranët ndahen nga vetëm dy pikë në klasifikim që shkuan në favor të kuqebluve të cilët presinn Partizanin. Të kuqtë duhet të rikuperojnë gjithashtu ndaj Tiranës në krye me 2 pikë më shumë por bardheblutë do të bëjnë maksimumin në Laç për të mos lëshuar terren.

Kryqëzim i rrezikshëm mes 4 skuadrave, që të gjitha për një objektiv të qartë. Vllaznia dhe Partizani ashtu si edhe Laci me Tiranën do të zbresin në fushë në orën 17:00 të se dielës. Në Loro Boriçi vendasit kanë mbështetjen e publikut dhe humorin në krahun e tyre pas fitores me Teutën por në kampin e kuq, kjo është ndoshta mundësia e fundit dhe pas derbit 90 minutëshi i Shkodrës do të vendoësë shumë.

Në Laç, bardhezinjtë në ndjekje të Vllaznisë që për momentin është në zonën europiane, do të sfidojnë Tiranën ku rikthehet Hasani në sulm për të shtuar fuqinë tërheqëse të skuadrës së Shehit që vazhdin të mbetet e cunguar pasi Behiratche e mbyll sezonin.

Në po të njëjtin orar, Egnatia e vendit të tretë do të presë Erzenin në emergjencë të plotë që ndien frymëmarrjen e Bylisit nga zona e frohtë me 3 pikë më pak, ndërsa vetë mallakastriotët presin Kukësin në Ballsh. Një sfidë e vështirë projektihet edhe për Teutën në Durrës që do të presë Kastriotin në ndeshjen që i jep shansin e fundit për të qëndruar në lojë.

Related posts

Teuta e nis sezonin me rinovime, dy titullarët pjesë e skuadrës edhe për një sezon

AF Elbasani gjen menjëherë zëvendësuesin e Nevil Dedes, pritet firma me trajnerin e njohur

Filip Najdovski bën prapakthehu, mbrojtësi hedh firmën mbi kontratë (FOTO)