Tifozin e Tiranës e kap inati, bllokon autobusin e Partizanit në mes të rrugës (video)

Partizani do të luajë sot kundër Vllaznisë, ndeshje e vlefshme për javën e 12-të të Superiores. Edhe pse do të përballen me shkodranët, rivaliteti me Tiranën vijon të jetë i “gjallë” në çdo kohë.

Tifozët bardheblu bëhen gjithmonë protagonistë dhe së fundmi në rrjetet sociale po qarkullon një video, ku njëri prej tyre i zë rrugën autobusit. Nuk dihet saktësisht se çfarë i thotë shoferit, po përmes gjestikulacionit duket se i flet shoferit.

Ndërkohë komentet kanë qenë të shumta në rrjetet sociale pikërisht për këtë veprim të tifozit të Tiranës. Kujtojmë që ndeshja Partizani – Vllaznia do të zhvillohet sot në orën 18:00 në stadiumin “Arena e Demave” në kryeqytet.

Related posts

Tirana, premion e fitores e kthejnë në mesazh force; nga shpërblimi te solidariteti

E FUNDIT/ Kristjan Asllani zgjedh të ardhmen e tij, sot në mbrëmje firmos me klubin e ri

150 mijë euro në stol, përplasjet Ilir Daja-Ardian Bardhi dalin në sipërfaqe