Tifozët shqiptarë nuk kursyen as telefonat! Shikoni se si raporton me detaje gazetari polak incidentin në “Air Albania”

Incidenti në “Air Albania’’ i ndodhur në sfidën ndaj Polonisë ka bërë xhiron e mediave të huaja të cilat për hir të së vërtetës i kanë kryqëzuar tifozët shqiptarë me akuzat e ngritura.

Një gazetar polak, i quajtur Simon Borzuç i pranishëm në “Air Albania’’ ka postuar një foto te sendeve që janë hedhur drejt lojtarëve në fushë.

Siç shikohet nga pamjet, ka shishe uji plastike, çakmak, por nuk mungon një telefon që është thyer tërësisht nga përplasja.

Polakët janë treguar mjaft të kujdesshëm duke mos u shpëtuar as detajet. Kjo foto tregon më së miri dhe inatin e tifozëve shqiptarë që nuk kanë kursyer asgjë në momentin e pësimit të golit nga Kombëtarja.

Related posts

SKANDAL NË VLORË! Tifozët futen në fushë dhe përleshen me lojtarët, ndërpritet ndeshja Flamurtari-Teuta (video)

“Duhej penallti për ne”/ Kërnaja tërbohet me gjykimin, ankesa për rastin e Xhemajlit: Ishte gjest antisportiv

Spektakël, emocione dhe në fund… Egnatia kthehet në krye, rrogozhinasit zbresin Partizanin me këmbë në tokë (video)