Tifozët nuk pyesin as për çmimin e biletave, 22.500 mijë persona do të jenë në shkallët e “Air Albania-s” për sfidën me Poloninë

Siç dihet tashmë muaji shtator është ndoshta nga më të rëndësishmit për Kombëtaren shqiptare që nga viti 2016, kur kuqezinjtë u kualifikuan në finalet e Europianit të Francës. Me 7 dhe 10 shtator kuqezinjtë do të luajnë dy ndeshje jetike që do të vendosin shumë mbi fatet e djemve tanë në kualifikimin në “Euro 2024”. Fillimisht Çekia në transfertë më pas Polonia në “Air Albania”.

Pikërisht për këtë sfidën e dytë që do të luhet në vendin tonë, tifozët i janë përgjigjur më së miri edhe rëndësisë që ka kjo ndeshje “Air Albania” do të jetë i gjithi “SOLD-OUT”. Plot 22 mijë e 500 tifozë do të mbushin edhe shkallët e stadiumit. 22.500 është kapaciteti i këtij stadiumi dhe FSHF-ja për këtë duel arkëton shifrën rekord për shitjen e biletave. Diçka më shumë se 900 milionë lektë të vjetra do të shkojnë në arkat e Federatës.

Tifozët edhe njëherë konfirmojnë se janë të gatshëm për kombëtaren dhe ndaj Polonisë japin një tjetër sinjal se kualifikimi në “Euro 2024” është një tjetër ëndërr europiane si ajo e 2016. Shanset tashmë janë mëse reale dhe mundësia për të përsëritur emocionet e Europianit të Francës janë po aty.Sa i takon grupit, Çekia mban vendin e parë me 7 pikë, 1 më pak se çekët ka kombëtarja jonë, ndërsa 3 më pak se kuqezinjtë ka Polonia e vendit të 3-të.

Related posts

“Rivalë kemi vetëm Egnatian dhe Vllazninë”, Bytyçi në prag të sfidës ndaj Laçit: E presim me entuziasëm, do ia dalim

Ish-portieri rumun nuk njeh limite, komenton Kosovën: Në kohën tonë do i rrihnim, erdhën me planin gati

E FUNDIT/ Vllaznia nis punën e rinovimeve, mbrojtësi firmos deri në vitin 2026 (FOTO)