Tifozët kuqezi e bëjnë “flakë” Dortmundin, gazeta spanjolle impresionohet nga pamjet: Superioritet shqiptarësh (video)

Tifozët shqiptarë kanë pushtuar stadiumin “Signal Iduna Park”, teksa afro 50 mijë kuqezinj janë të pranishëm në mbështetje të Kombëtares, në prag të duelit me Italinë.

Një intensitet i tillë tifozësh i ka bërë përshtypje gazetës më të madhe në Spanjë “Mundo Deportivo” që ka shpërndarë një video me tifozët e Kombëtares që e ka titullar: Superioritet shqiptarësh në stadiumin “Signal Iduna Park” para Itali-Shqipëri.Shihet qartë pushtimi i ngjyrave kuqezi, teksa është e vështirë të dallosh tifozët italianë që në këtë duel janë në minorancë të theksuar. Pamje me të vërtet spektakolare, që të bëjnë krenarë.

Related posts

Nuk kanë fund telashet për Tiranën, gjobë nga Komisioni i Disiplinës dhe detyron të paguajë pagat e ish-lojtarit

Stërvitje surprizë te Partizani, sulmuesi i Kombëtares në pritje të një thirrjeje nga Silvinjo! (FOTO)

“Nuk më frikëson as Dinamo asnjë prej skuadrave të tjera”/ Vioresin Sinani “nxjerr muskujt” në media: Kemi cilësi për të pretenduar çdo trofe