Tifozët e Vllaznisë dhe Skënderbeut harrojnë se kanë një përballje mes tyre, asnjë biletë e shitur për finalen e vogël

Skënderbeu

Skënderbeu dhe Vllaznia do të luajnë më 24 maj në “Air Albania”, finalen e vogël për vendin e tretë. Ndeshja e vlefshme e “Final 4” nuk ka interes sepse fatet e sezonit për të dyja skuadrat janë vulosur.

Kjo gjë është reflektuar dhe te biletat e shitura. Kështu asnjë biletë nuk është shitur deri tani nga korçarët dhe shkodranët te tribunat e dedikuara prapa porte.

Prej ditësh është përcaktuar edhe ndarja e tribunave për takimin që do të luhet të premten më datë 24 maj në orën 19:00, në stadiumin “Air Albania”.

Në këtë sfidë tifozët e Skënderbeut do të pozicionohen në sektorin N, ndërsa tifozët e Vllaznisë në sektorin S. Në tribunën kryesore, sektorët W 101, W 102 dhe W 103 janë në dispozicion të tifozëve të Skënderbeut, ndërsa në sektorët W 105, W 106 dhe W 107 do të vendosen tifozët e Vllaznisë.

Ndërsa tribunat e tjera do të jenë në dispozicion të tifozëve të dyja skuadrave dhe për të gjithë futbolldashësit e kampionatit shqiptar. Kujtojmë se Skënderbeu u eleminua në gjysmëfinale nga Partizani me rezultatin 1 me 0. Në anën tjetër Vllaznia nuk ia doli, pasi barazoi 0-0 kundër Egnatias që kishte avantazhin e barazimit.

Related posts

Dëmtimi ndaj Egnatias rezulton serioz, operacion dhe sezon i mbyllur për një nga lojtarët kyç

EKSKLUZIVE/ “Je 40 vjeç, mos bëj skena!” Përplasje e fortë mes Banos dhe kapitenit Canka, çfarë ndodhi pas ndeshjes Lushnja-Luftëtari

“100 mijë euro premio për të na mundur!”/ Presidenti i Elbasanit zbulon prapaskenën, tregon incidentet në Vlorë: Lojtarët e Flamurtarit goditën futbollistët tanë