Tifozët e Romës thirrje raciste ndaj Stankovic, Mourinho i ndalon me një gjest: Shokët e mi nuk preken (video)

Roma arriti një fitore të rëndësishme në kampionat në garën për një vend në Champions League, duke mundur në shtëpi Sampdorian me rezultatin 3-0. Ajo që ra në sy nga ky takim ishte shpërthimi i tekniku dorian, Dejan Stankoviç, i cili ishte kundër kartonit të kuq që mori mbrojtësi Murijo dhe për këtë gjë tifozët e Romës filluan koret raciste kundër serbit.

Mourinho nuk qëndroi indiferent dhe u përpoq të ndalonte thirrjet me një lëvizje të dorës në drejtim të ultrasve të Romës .Një gjest i madh sportiv i vlerësuar shumë nga Stankoviç, i cili u kthye nga trajneri i tij i vjetër, në kohën e tripletës së Interit, duke goditur gjoksin në shenjë falënderimi.

Në intervistën pas ndeshjes Stankovic iu përgjigj fansave që e ofendonin: “Jam krenar që jam cigan, edhe Mourinho e di këtë, askush nuk më ofendon nëse më thotë cigan. Ndërkohë Jose Mourinho do të shprehej. “E bëra për një njeri të madh dhe një mik të madh. ai ka fëmijë dhe një familje. Tifozët tanë janë të mrekullueshëm, por shokët e mi nuk preken”.

Related posts

“Rivalë kemi vetëm Egnatian dhe Vllazninë”, Bytyçi në prag të sfidës ndaj Laçit: E presim me entuziasëm, do ia dalim

Ish-portieri rumun nuk njeh limite, komenton Kosovën: Në kohën tonë do i rrihnim, erdhën me planin gati

E FUNDIT/ Vllaznia nis punën e rinovimeve, mbrojtësi firmos deri në vitin 2026 (FOTO)