Tifozët e Egnatias të karikuar përpara finales ndaj Partizanit, zbulohet sa bileta janë shitur në sektorin e rrogozhinasve

Egnatia

Egnatia

Intensiteti i përgatitjeve tek Egnatia rritet ditë pas dite. Skuadra e drejtuar nga Tetova po i zhvillon seancat stërvitore në stadiumin e qytetit gjatë pasditeve, rreth orës 17:30. Trajneri po provon t’i japë ngarkesën e duhur lojtarëve, pa rrezikuar t’i sprovojë ndjeshëm në aspektin fizik. Ndonëse jemi në limitet e këtij sezoni lojtarët e Egnatias kanë shfaqur një formë të kënaqshme fizike, çka është një sinjal i rëndësishëm para finales.

Seancat stërvitore priten me entuziazëm edhe nga tifozët rrogozhinas, të cilët mundohen të ndjekin përgatitjet e skuadrës në prag të duelit vendimtar kundër Partizanit. Nga burime pranë klubit deri tani interesimi ka qenë i kënaqshëm, ku janë shitur afro 1500 bileta. Klubi pritet të ofrojë edhe transport falas për në Tiranë.

Related posts

Renato Malota

Dëmtimet mbeten ankth, futbollisti i Egnatias mendon tërheqjen nga futbolli

Sulmuesi

Elbasani drejt firmës me Armando Sadikun? Sulmuesi përshëndet klubin nga stadiumi (FOTO)

Granit Xhaka

Granit Xhaka në verë drejt Arabisë Saudite, zbulohet paga e majme që do të përfitojë mesfushori