“Ti dali zot vetes”/ Deklarata e Edi Ramës, Arben Ahmetaj i përgjigjet kryeministrit: Nuk i kam kërkuar ndonjëherë ndihmë, se nuk kam nevojë!

Ish-zv/Kryeministri Arben Ahmetaj i është përgjigjur deklaratës së Kryeministrit Edi Rama 1 javë më parë në emisionin Opinion në Tv Klan, kur tha nëse “akuzat janë të vërteta më vjen shumë keq, por nuk e ndihmoj dot”. Nga e njëta studio, sonte 1 javë më pas, Ahmetaj thotë se Kryeministri bëri rolin e gjykatësit.

Ai u shpreh se “nuk ka nevojë për ndihmë”, teksa Ramës i sugjeroi të bëjë detyrën e Kryeministrit.

Arben Ahmetaj: Unë Edi Ramës nuk i kam kërkuar ndonjëherë ndihmë. Po them vetëm kaq. Nuk do desha të isha në vendin e Kryeministrit që të pretendoja të bëja gjykatësin. Ai për mua, sugjerim, të bëjë atë që bën më mirë, Kryeministrin. Gjykatësi është çik i sikletshëm, duhet të njohësh procedurat me detaje.

Blendi Fevziu: Kur dëgjove Kryeministrin që tha ato fjalë për ty, t’u kujtua Saimir Tahiri, Lefter Koka, Alqi Bllako?

Arben Ahmetaj: Kam një rekord, kur ka qenë dhe Bashkim Fino prezent, dhe mua më kujtohen këta ish-kolegë me shumë dhimbje dhe shumë shpesh unë me Saimir Tahirin s’kam shkuar fare. Por dhimbja që të shoh një ish-koleg në atë situatë është shumë e madhe. Burrat kur lindin dhe bëhen burra, i marrim parasysh të gjitha. Ajo që tha kryeministri, bëri rolin e gjykatësit, nuk kam nevojë për ndihmë. Ai e ka zakon të drejtë që thotë se përgjegjësia është personale.

Related posts

Paundi thellon rënien/ Kursi i këmbimit për sot, 4 korrik 2025

Dollari dhe paundi në rënie/ Kursi i këmbimit për sot, 2 korrik 2025

“Burri më thoshte vetëm…”/ DRAMA që tronditi Fierin! Nëna e 12-vjeçares së abuzuar në Fier rrëfen ngjarjen: Më iku vajza nga shtëpia, mendova se….