“Ti bën lojë të pistë”/ Lexoi letrën anonime, Iliri ka një përgjigje të fortë për të gjithë ata që hedhin hije dyshime mbi të

Banorët e “Big Brother VIP” i janë nënshtruar një “loje”, e cila konsiston në shkrimin e disa letrave për njeri-tjetrin në mënyrë anonime.

Në letër do të shkruhen disa arsye pse ata mendojnë se banorët nuk duhet ta fitojnë garën dhe çmimin e madh. Letrat më pas do të lexohen nga vetë banori që i dedikohet, do të analizohet dhe komentohet, por ata nuk do ta marrin vesh se kush e ka shkruar.

Gjatë leximit të letrave, pati një sërë komentesh të hidhura për gjithë secilin nga banorët.

Një nga letrat që tërhoqi më shumë vëmendje ishte ajo e Ilirit. Atij iu bë një akuzë dhe deklaratë shumë e rëndë ku thuhej se është duke bërë një lojë të pistë.

“Loja që bën brenda shtëpisë kundrejt banorëve të tjerë është e pistë”-shkruhej aty.

Iliri, fillimisht aludoi për shkruesin e letrës duke thënë se beson që është Meridiani. Ky i fundit vendosi të mos flasë, por të reagojë me anë të një mimike mospranuese.

Për sa i përket deklaratës që ai mori, balerini u përgjigj duke thënë se loja e tij konsiston në mbrojtien e gjërave që do më shumë dhe në besimin e principeve të veta.

“Nëse lojë quhet ajo që secili tregon karakterin e vet, kur njeriu i mbron gjërat që do më shumë, kur njeriu beson principet e veta, atëherë, po, unë i jap të drejtë këtij personi.”-ka replikuar ai.

Related posts

“Egli ka bërë një këngë…”/ Gazetarja e njohur: Gjesti është i dashuruar me…

I zbërthehen reçipetat në skenë, reagimi epik i Katy Perry-t: Nuk keni paguar për… (VIDEO)

Çfarë po ndodh me ish-banorët e BBV 4? Nuk do ta besoni se kush ka humbur ndjekës në “Instagram”!