Thyente xhamat e automjeteve dhe vidhte sende personale, në pranga 44-vjeçari në Durrës (video)

Policia në Durrës ka vënë në pranga një 44-vjeçar i cili thyente xhamat e automjeteve dhe vidhte sendet personale që gjendeshin në to. Policia ka zbardhur gjashtë raste të vjedhjes me thyerje të automjeteve të kryera nga 44-vjeçari.

Nga hetimet rezulton se J. V., gjatë muajit prill 2023, në lagje të ndryshme të qytetit të Durrësit, në 6 raste, pasi ka thyer xhamat e automjeteve me sende të forta, ka vjedhur sende të ndryshme në këto automjete.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës vijojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin edhe të disa vjedhjeve të tjera që dyshohet se janë kryer nga 44-vjeçari.

Related posts

Naim Murseli sheh në Gjykatë imazhet e Liridona Ademajt pas vrasjes! Ja si reagoi (VIDEO)

Aksidenti Tragjik: Aeroplani Ushtarak Kolumbian Rrëzohet, 66 Të Vdekur dhe Dhjetëra Të Plagosur

TRAGJEDI! U helmuan nga rrjedhja e gazit, katër anëtarë të së njëjtës familje humbin jetën