“Thyejmë tersin me Vorën”/ Mesfushori i Lushnjes kërkon fitoren në shtëpi, mungon prej dy muajsh: Po punojmë me seriozitet (FOTO)

Lushnja do të luajë të dielën në mesditë përballë Vorës në “Roza Haxhiu”. Skuadra e drejtuar nga trajneri Gugash Magani ka vijuar rregullisht seancat stërvitore në fushën e Plugut. Ekipi lushnjar ka marrë pesë pikë në katër ndeshjet e zhvilluara në vitin 2024. Ndaj dhe udhëzimet janë të qarta, kapja dhe ruajtja e rezultateve pozitive duke i konkretizuar me pikë maksimale.

Mesfushori Dejan Andoni shprehet: “Ndeshja me Vorën është në vëmendjen e të gjithëve. Kemi barazuar në fazën e parë kur kemi qenë dy herë në avantazh. Tani i presim vorakët në fushën tonë. Skuadra ndjehet mirë pas barazimit me Kastriotin. Po punojmë të gjithë me seriozitet për të arritur te fitorja në ndeshjen e radhës me Vorën. Duke punuar fort do të marrim rezultate të tjera pozitive.” Te Lushnja do të mungojë Kasmollari në mbrojtje, pasi ka plotësuar numrin katër të kartonëve të verdhë. Lushnjarëve u mungon fitorja në “Roza Haxhiu”, që nga 10 dhjetori i vitit të kaluar, kur triumfonin, 2-0, ndaj Burrelit.

Related posts

“Rivalë kemi vetëm Egnatian dhe Vllazninë”, Bytyçi në prag të sfidës ndaj Laçit: E presim me entuziasëm, do ia dalim

Ish-portieri rumun nuk njeh limite, komenton Kosovën: Në kohën tonë do i rrihnim, erdhën me planin gati

E FUNDIT/ Vllaznia nis punën e rinovimeve, mbrojtësi firmos deri në vitin 2026 (FOTO)