Ditën e djeshme, Ema Andrea ka surprizuar jo pak me një postim të sajin në Instagram, postim ky që u interpretua si “thumbim” nga ana e saj për Ilnisa Agollin, ish-banore e “BBVIP”, e që në qendër kishte faktin nëse gazetarja kishte kryer apo jo marrëdhënie seksuale për sa kohë ishte pjesë e reality show-t.
Deklarata e Emas, ku citohej Kodi Penal pikërisht për marrëdhëniet seksuale në publik, u interpretua si dicka drejtuar Ilnisës dhe për këtë arsye u komentua mjaft në rrjet e në media, madje pati edhe një kundërpërgjigje nga vëllai i gazetares, Kevin, ndërsa sot aktorja e njohur ka sqaruar atë c’ka shkruar.
E ftuar në “Breaking” Ema bën me dije se postimi i saj nuk ka lidhje me asnjë person publik në veçanti, por me një projekt për të cilin po punon, duke u shprehu e zhgënjyer nga “zhurma” që është shkaktuar pa shkak, ndërsa gjithsesi ka thënë se e kupton reagimin e vëllait të Ilnisës
Ema Andrea:
“Kanë marrë një story tim, që unë nëse do kisha një adresim nuk kam frikë të bëj tag, nuk kam frikë ta konsideroj personin që i drejtohet. Nuk ka asnjë lidhje pse unë e kam postuar atë InstaStory. Më vjen keq që për çdo delir që çdo status i dikujt qenka i lidhur me një emision televiziv. Nuk ka lidhje, nëse do kishte nuk kam as frikë as turp ta pranoj. Nuk kam ndër mend të sqaroj askënd çfarë bëj unë në rrjetet e mija sociale. Unë nuk luftoj për të qenë e famshme, luftoj për të qenë e dobishme. Nëse duan të merrem me mua, shkruaj çdo ditë për gjëra të rëndësishme.
Ka kohë që me agjenci kombëtare jam pranë të rinjve për t’i edukuar kundër abuzimeve seksuale. Një nga pjesët që ndajmë me ta është edhe Kodi Penal. Kur kthehem para disa ditësh nga shfaqja, në Instagram që përveç penetrimit gjithçka tjetër e pashë, dhe ishte pjesë e një Instagrami. Kjo më ka tronditur sepse hedh poshtë punën time dhe shumë të tjerëve”, thotë ajo.
(Reagimi i vëllait?) Nuk hyj fare me këto reagime, një vëlla që mbron motrën. E kuptoj pse reagon, nuk kam ç’ti them vetëm se e kuptoj si motër dhe si vëlla. Mos të kenë punë me mua se unë nuk kam punë me ta.”