Ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Sindi Loci pas përfundimit të programit deklaroi se kishte gjetur dashurinë duke preferuar që të mos zbulojë identitetin e djalit që i ka vjedhur zemrën.
Mirëpo, prej disa ditësh po përflitet lart e poshtë se ajo është ndarë nga i dashuri. Shkak për këtë janë bërë postimet që Sindi ka bërë në InstaStory ku shprehej se ndihej e zhgënjyer.
Kjo mjaftoi që ndjekësit të bënin lidhjen e këtyre postimeve me jetën e saj personale duke hedhur aludime se ajo mund t’i ketë dhënë fund lidhjes.
Por, në fakt kjo nuk qenka e vërteta e kësaj historie, pasi ato deklarata nuk lidhen me partnerin e saj, por me shoqërinë. Një gjë të tillë e ka zbuluar vetë ajo përmes një bisede me ndjekësit në “InstaStory”.
“Unë dhe partneri im jemi duke shijuar çdo moment që kemi mundësi me njëri-tjetrin. Storyt që kam shpërndarë këto ditë nuk kanë aspak lidhje me lidhjen time dashurore. Storyt që i kam bërë tag mamasë sime lidhet me shoqërinë!”, ka shkruar ajo.
Më herët, gjatë një bisede me ndjekësit në InstaStory, Sindi ka treguar detaje të tjera për partnerin.