Thonë që “ku ka zë, nuk është pa gjë”!/ Bora Zemani mban në gisht unazën e Atdheut? (FOTO)

Një fjalë e urtë popullore thotë: ‘Ku ka zë, nuk është pagjë’!

Ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Atdhe Xharavina, prej disa ditësh është në krye të mediave rozë për arsyeje të disa pamjeve të cilat u bënë virale nëpër rrjete sociale, ku ai shihet në afërsinë e Efit.

Së fundmi, Atdheu në rrjetin social “Instagram”, ka publikuar një fotografi të duarve të tij dhe të një vajze, teksa ajo shihet me unazë në gishtin ku zakonisht vendoset unaza e fejesës, shkruan Express.

Faqja e njohur në ‘Instagram’ – “Vipat e Bllokut” ka publikuar një fotografi të moderatores Bora Zemani nga emisioni i fundit i “Për’puthen”, teksa shihet ngjyra e thonjve e njëjtë me atë të vajzës të cilën e ka publikuar Atdheu në “InstaStory”.

“Vipat e Bllokut” kanë shkruar se ndjekës të shumtë i kanë dërguar këto fotografi duke aluduar se vajza në fjalë mund të jetë Bora, për shkak se edhe kohë më parë janë publikuar disa pamje ku shihet ish-konkurrenti nga Gjakova nën shoqërine e moderatores.

Por, siç duket vajza në fjalë nuk është Bora, pasi modeli i thonjve të vajzës është katrore dhe i Borës në emisionin e fundit është më ndryshe.

Related posts

“Nuk mban më ujë pilafi”/ “Shpërthen” Luizi: Ku mund ta gjej këtë njeri? (FOTO)

“Pak njerëz jetojnë…”/ Bora Zemani bën shkrimin e veçantë për Ismail Kadaren!

Vajza e Kiarës dhe Luizit feston sot 2 mujorin e lindjes! Ja urimi special i çiftit (FOTO)