“E di se çfarë rreziku sjell Broja”, Tuchel nga Tirana flet për Kombëtaren, Harry Kane: Nuk e dua ndjenjën e humbjes

Thomas Tuchel

Përfaqësuesja e Anglisë i ka dhënë dorën e fundit përgatitjeve në prag të takimit kundër Shqipërisë. Në konferencën për shtyp, Thomas Tuchel  foli për Kombëtaren kuqezi, Armando Brojën dhe mënyrën e lojës së Shqipërisë.

Mendoj se Shqipëria e ka merituar të kalonte ne Play-Off pasi ka pësuar vetëm dy gola, besoj se do dominojmë ndeshjen duke pasur posedimin e topit dhe të krijojmë shanse sepse i kemi cilësitë për ti shndërruar në gola, do të jetë ndeshje e vështirë por edhe emocionuese.

Unë Armando Brojën e njoh shumë mirë, ai luan rregullimisht te Kombëtarja juaj më shumë si sulmues i krahut të djathtë, dhe e di se cfarë sjell ai ekipin, ka kapacitet për të shënuar për të dhënë asiste, dhe besoj se e kemi zgjidhjen për të .Uria jonë për të fituar është më e madhe sesa frika jonë për të humbur. Fokusi jonë do të jetë për mundësitë e rradhës dhe rritjes sonë në cilësi.

Ajo që kemi analizuar është struktura mbrojtëse, kompaktësia që ka si ekip dhe cilësia në kundërsulme, që ata bëjnë, kanë një lloj fleksibiliteti në mesfushë me tre mesfushorët që bëjnë qarkullime shumë të mira. Gjithashtu kanë shpejtësi në krahun e djathtë në mënyrësn si ato sulmojnë. Besoj se fokusi do të jetë te përshtatja e asaj cfarë nevojitet në ndeshje të tillë dhe lojtarët e kanë të qartë se cfarë duhet të bëjnë.

Edhe Harry Kane doli në konferencë. Sulmuesi i Bayern Munich kërkon që të mbyllet edicioni me fitore.

Është ndeshja e fundit që luajmë në këtë raund kualifikues, nuk do të donim ta mbyllin me një ndjenjë humbjeje, jemi kualifikuar nuk kemi pësuar asnjë gol, Shqipëria është kualifikuar, por motivimi është maksimal, ne zakonisht hyjmë në ndeshje duke u konsideruar si favoritë, kjo na jep motivim të arrijmë nivelin tonë të lartë dhe të mundim cdo kundërshtar të mundshëm. 

Related posts

Shënoi golat e fitores, Partizani e shpërblen me rinovim kontrate (EMRI)

Dikur shihej se e ardhmja e Interit, Teuta transferon sulmuesin e talentuar (POSTIMI)

“Harry Kane më kapi dorën”, Strakosha komenton golin e shënuar nga sulmuesi: S’kam çfarë them më shumë, tani me mendjen…