Thomas Tuchel dhe Sylvinho ritakohen pas 5 vitesh, sfidën e vendoste… Neymar (video)

Thomas Tuchel

Thomas Tuchel dhe Sylvinho ritakohen sërish. Kombëtarja shqiptare do të luajë më 21 mars në transfertë përballë Anglisë, ndeshjen e parë kualifikuese të Botërorit 2026. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Wembley”, nis në orën 20:45. Një duel tepër i vështirë përsa i përket ekipeve në fushë, por i veçantë për dy trajnerët. Kjo për shkak se për Thomas Tuchel dhe Sylvinho nuk është hera e parë që përballen me njëri-tjetrin.

Si tekniku gjerman dhe ai brazilian ritakohen pas 5 vitesh. Ndeshja e fundit që kanë qenë përballë si trajnerë ishte në vitin 2019. Asokohe Tuchel drejtonte PSG-në, ndërsa Sylvinho ishte trajner i Lyon. Ajo ndeshje u mbyll me rezultatin 1-0 në favor të parizienëve, golin për të cilët e shënoi Neymar. Ndërkohë që këtë herë, Sylvinho shpreson shumë te përmirësimi i statistikave përballë Tuchel.

ARBITRI I NDESHJES ANGLI-SHQIPËRI

Alejandro Hernandez është arbitri që do të gjykojë takimin Angli-Shqipëri. UEFA ia ka besuar drejtësinë e këtij takimi spanjollit 42-vjeçar. Një arbitër që ka CV të pasur teksa gjykon në La Liga dhe madje ishte arbitër kryesor në takimin e shumëpërfolur Barcelona-Atletiko Madrid.

LEXO ME SHUME:Nuk fal asnjë dhe i ashpër me kartonat, njihuni me arbitrin që do të gjykojë Angli-Shqipëri

Related posts

E FUNDIT/ Rrufe në qiell të hapur, presidenti i klubit vendos të largohet nga klubi i Superiores: Kam vendosur të hap një kapitull të ri në jetën time…

Përplasja me Bashkinë Shkodër, Bekim Balaj thotë fjalën e tij: E tepërt të largohemi për një koncert (video)

Nga Pogradeci te Dinamo, Ilir Dajës i bashkohet një tjetër lojtar në fazën përgatitore