“Harry Kane më kapi dorën”, Strakosha komenton golin e shënuar nga sulmuesi: S’kam çfarë them më shumë, tani me mendjen…

Thomas Strakosha

Portieri i Kombëtares, Thomas Strakosha, foli pas disfatës 2 me 0 ndaj Anglisë në “Air Albania”. Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes për mikrofonin e “Supersport”, gardiani kuqezi deklaroi:

“Më kapi pak dorën Kane, për ndeshjen skam çfarë them, dhamë maksimumin, Anglia ka më shumë kualitet. Provuam të luanim futboll më shumë se herët e tjera. Tani të fokusohemi te play-off. Asnjë nuk i ka shënuar gol Anglisë, u përpoqëm ne në disa raste por nuk ia dolëm.

Kemi pasur ulje dhe ngritje. Kemi luajtur disa ndeshje mirë, por skemi marrë maksimumin. Duhet të besojmë më shumë të vetje. Ekipi jonë ka kualitet, duhet të krijojmë më shumë, të përpiqemi për të bërë ëndrrën realitet.Nuk kam asnjë preferencë në play-off. Gjynah që nuk luajmë në shtëpinë tonë, duhet të bëjmë maksimumin dhe të kualifikohemi për në finale.

Do iki direkt me familjen, sepse kemi 1 javë këtu në hotel. U ndjeva shumë keq për 2 golat e shpejtë. Sa u futën Foden, Saka, Rashford, ndryshoi loja. Duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë dhe të japim maksimumin. Me ekipe si Anglia është e vështirë.

Bëra disa gabime me këmbë që nuk duhet t’i bëj por kështu e ka futbolli”, u shpreh Thomas Strakosha.

Related posts

Dikur shihej se e ardhmja e Interit, Teuta transferon sulmuesin e talentuar (POSTIMI)

“Ky është ekipi që kam ndërtuar unë me stafin”, Sylvinho shfaq shenja krenarie dhe flet për përballjet e marsit: Të shohim me kë do përballemi

“Skuadër me cilësi”, Tuchel “çon” Shqipërinë në Botëror: Shihemi atje, e dija që do ishte një përballje e vështirë