“Nuk është rezultat i drejtë”/ Thomas Brdaric pas barazimit ndaj Elbasanit: Do të punojmë që ndeshjen tjetër të shënojmë

Thomas Brdaric

Vllaznia dhe Elbasani kanë barazuar në ndeshjen e vlefshme për javën e 26-të të Superiores. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Loro Boriçi”, përfundoi me rezultatin 1-1. Pas kësaj sfide ka folur trajneri i shkodranëve, Thomas Brdaric.

REZULTATI-Nuk ishte rezultat i drejtë, investuam shumë në këtë ndeshje. Kishim avantazhe dhe mundësi, por ndodh në futboll sepse kishim përballë një portier mjaft të mirë si ai i Elbasanit. Duhet të jemi më të qetë për të pritur momentin e duhur. Nuk ishim mjaft të qetë në disa moment. 1 pikë është 1 pikë, por përsëri mund të bëjmë më mirë.

KUNDËRSHTARI-Elbasani është ekip me eksperiencë dhe po luftojnë për Final 4. E nisëm lojën që të fitonim ndeshjen dhe të fitonim pikë. Morëm 1 pikë sot, por definitivisht e dija që mund të merrnim më tepër nëse fati do të ishte në anën tonë. Do punojmë që ndeshjen tjetër të shënojmë, mbajmë portën e paprekur dhe të kalojmë turin në Kupë.

VAZHDIMËSIA-Duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë dhe të vazhdojmë në rritjen tonë. Kemi lojtarë me dhe pa eksperiencë. Duhet të kemi shpirtin e ekipit për të mbajtur një atmsoferë të mirë brenda grupit”, është shprehur Brdaric.

LEXO ME SHUME:Ivan Gvozdenovic harron barazimin ndaj Vllaznisë: Po mendojmë vetëm për ndeshjen e Kupës

Related posts

U përfol për një kalim te Venezia, Elbasani bën goditjen e madhe me futbollistin çek (EMRI)

Nga Shpëtim Duro te Collella, Sinan Idrizi vendos përfundimisht emrin e trajnerit të ri të Flamurtarit

Erdhi me bujë nga Llapi, vetëm një sezon zgjat aventura e sulmuesit te Flamurtari (POSTIMI)