Pas Ilir Dajës, edhe Thomas Brdaric shfaqet i pakënaqur me arbitrin: U sforcua për kartonin e kuq, si shkoi loja…

Thomas Brdaric

Thomas Brdaric, trajneri i Vllaznisë foli pas ndeshjes duke u shprehur i pakënaqur me gjykimin.

NDESHJA-Ne erdhëm këtu për të fituar ndeshjen. Në ndeshjet e fundit kemi ndërtuar besim, këtë pashë në pjesën e parë. Në pjesë të parë humbëm 2 pikë, në pjesë të dytë fituam 1 pikë. Kjo është ndeshje e barabartë, nuk pashë shanse të mëdha nga Dinamo. Kemi bërë mbrojtje të mirë. Shansi i Mensah, nëse ke një situatë të tillë duhet të shënosh, por ai do ta mësojë këtë.

PROBLEMET-Kemi pasur probleme para fillimit të ndeshjes me Deliun dhe Çobën, që nuk kanë udhëtuar me skuadrën. Dhe Kahrimanoviç ka dëmtim, provuam ta kompesojmë me Malën në qendër dhe i dhamë mundësinë Grudës. Krijuam mundësi në pjesën e parë, nuk ishim të zgjuar të shënonim kur ishte Dinamo me 1 lojtar më pak.

ARBITRI-Nuk e di arbitri a duhet të jepte karton tjetër të kuq.Dhe herë të tjera kur kemi marrë këtë përgjigje që nuk diskutohet. Normal që nëse shkon te VAR, jep kartonin në 99% të rasteve. Dhe në ndeshjen e parë, Dinamo duhet të dilte me karton të kuq. Si shkoi loja 1 pikë nuk është shumë keq. Dëmtuam veten me disa kartonë të verdhë dhe nuk donim të rrezikonim Stojanoviç dhe Krymin. Pësuam dy kartonë të kuq.

EKIPI-E dimë që jemi ekip i mirë në kundërsulme. Mund të kishim shënuar. Në pjesë të parë kishim raste për të fituar ndeshjen. Në fund të ditës duhet të jemi të kënaqur me rezultatin. Kemi lojtarë mjaft kompetitivë, që duan të luajnë. Do jemi të përgatitur për Elbasanin dhe le të luajmë”, u shpreh Thomas Brdaric .

LEXO ME SHUME:Tre kartontë të kuq dhe raste të shpërdoruara, Vllaznia-Dinamo mbyllet mes tensionit (video)

Related posts

“Shko tani në fshatrat ku je mësuar intrigant serb”/ Veselenovic e largoi nga Partizani, Zguro i hakërrehet: Ishte turp kush e drejtonte klubin (FOTO)

“NON GRATA”/ Laçi shpërthen ndaj arbitrave pas ndeshjes me Dinamon: Ku e gjejnë guximin të tallen me ne (REAGIMI)

“Besa e ka pësuar se ka luajtur drejt”/ Jurgen Goxha për sfidën ndaj Korabit: Në Peshkopi na pret një ndeshje e vështirë