Vllaznia ka nisur vitin duke mposhtur Tiranën me rezultatin 2-1. Një sfidë që u fitua me përmbysje në pjesën e dytë nga kuqeblutë. Pas ndeshjes së vlefshme për javën e 20-të, foli trajneri Thomas Brdaric.
“Duhet të uroj ekipin për fitore fillimisht. Ishte nga ndeshjet më të bukura të sezonit. Ndërruam diçka në pjesën e dytë dhe treguam fytyrë tjetër. Kjo fitore e derbit të shijon.
Zëvendësimi i Stojanoviç? Ishte frika ime, që diçka mund të ndodhë. Për mua ishte për ta ruajtur, nuk besoj diçka serioze. Ai u zëvendësua në kohën e duhur. E nisëm shumë keq. Humbëm topa dhe duele, nuk ka lidhje me cilin ekip do luash. Nuk mund të fitosh ndeshje. Patëm pak fat. Në pjesën e dytë mund të pësonim golin e dytë apo tretë. Çfarë treguam në pjesën e parë nuk mund të ndodhë më. E dimë që mund të bëjmë më mirë. Nëse Tirana na lejon, ne shkuam dhe e kemi kualitetin. E përdorëm. Jam i lumtur për Bekimin se nuk kishte shënuar, por besuam tek ai. Po ashtu dhe për portierin, Jukaj bëri pritje të rëndësishme dhe na shpëtoi.
Po mendoja a t’i bëj zëvendësimet që në pjesën e parë, pasi kishim shumë probleme. Nuk dinim si ta parandalonim problemin se dukej i madh, por morëm masat në fundin e pjesës së parë. Dolëm më mirë në sulm dhe duhet të jesh sa më efektiv në futboll, kjo është e gjitha”, u shpreh Thomas Brdaric për RTSH.