“Jemi të uritur për fitore”, Thomas Brdaric sfidon Tiranën në konferencën për shtyp: Jemi të përgatitur, kemi rikthime

Thomas Brdaric

Thomas Brdaric doli në konferencën e zakonshme në prag të klasikes me Tiranën, përballje e vlefshme për javën e 20-të e Abissnet Superiore. Tekniku gjerman u shpreh se janë të uritur për fitore dhe shpreson që kjo të ndodh.

“Ne jemi të përgatitur për ndeshjen e nesërme, jemi të uritur, e dimë rëndësinë e ndeshjes, derbet janë ndeshje speciale dhe na duhet lojë speciale. Mundësia për të fituar nesër është më e madhe se kemi rikthime, stafi mjekësor ka bërë një punë të mirë, shpresoj që nesër të bëjmë një ndeshje fantastike. Derbi janë derbi, nuk ka lidhje renditja, kemi avantazh se luhet në shtëpinë tonë. Duhet të investojmë që nga fillimi, gjithsecili të besojë që mund të fitojmë.

Kam dëgjuar për bllokimin e lojtarëve, kemi vende të lira në skuadër, kemi punuar me lojtar të gatshëm. Pikë së pari janë djem të mirë dhe kanë potencial për të luajtur në Superiore, por nuk mund të fshehim çfarë ka ndodhur me Mensah apo Repaj. Në fund të ditës mund ta ndihmojnë ekipin, nuk duhet ti vendosim në presion. Ta shijojmë këtë ndeshje, është mikëpritëse nëse ka një atmosferë të mirë në stadiun, në fund të ditës është një derbi edhe pse nuk e harrojmë çfarë ndodhi kur luajtëm jashtë me Tiranën.

Duhet të jemi sa më realist, merkaton e kemi të bllokuar, për momentin punojmë me lojtarët që kemi, janë lojtarë shumë të fortë. Është diçka e keqe që ndodhi me Sangën (Edlin Randi Esang Matouti), i urojmë të jetë sa më mirë, po përgatitemi për ndeshjen e nesërme”, përfundoi Thomas Brdaric.

LEXO ME SHUME:Merkato e bllokuar, por Vllaznia prezanton ish-futbollistin e Partizanit (FOTO)

Related posts

Jo vetëm Juventus e Napoli, për Ardian Ismajlin hyn në garë klubi turk

VIDEO/ “Cjapi stemë e FIFA-s, por duhet të bëjë progres”, Ditmar Bicaj kapet me arbitrin pas humbjes: Duhet të rritet më shumë…

EKSKLUZIVE/ Derbi ishte programuar të luhej në orën 20:00, FSHF ndryshon orarin për ndeshjen Partizani-Tirana