Thirrje anti-Kosovë dhe ndërprerje e ndeshjes, Mitrovica e vajzave përjeton “ferrin” nga tifozët rumunë (video)

Mitrovica e vajzave është mundur në raundin e parë të Champions League me shifrat 4-0 ndaj ekipit rumun Farul Constanta. Një ndeshje aspak e hijshme, tifozët rumunë bënë thirrje anti-Kosovë dhe shfaqën flamurin serb në stadium. Një ndeshje që u ndërpre për disa minuta pas protestave nga stafi i Mitrovicës.

Pas përfundimit të ndeshjes, Federata e Futbollit e Kosovës reagoi ashpër ndaj sjelljeve të papranueshme të tifozëve rumun gjatë ndeshjes së Ligës së Kampionëve për femra ndërmjet Farul Constanta dhe Mitrovicës, e cila u zhvillua, të mërkurën, në stadiumin “Central Stadium Hagi Academy” në Constanta.

Shfaqja e flamujve të Serbisë dhe thirrjet kundër shtetit të Kosovës janë veprime të papranueshme dhe të dënueshme, e që bien ndesh me frymën e futbollit dhe ‘fair play’-it.

FFK do të dërgojë një notë proteste zyrtare në Federatën e Futbollit të Rumanisë dhe në UEFA, duke kërkuar ndëshkime dhe veprime konkrete ndaj provokimeve të tilla dhe për të parandaluar përsëritjen e situatave të ngjashme në të ardhmen.

Related posts

“Plas” në kryeqytet, sulmuesi rebelohet se nuk u aktivizua; përplaset me presidentin

“Turp! 5 mijë tifozë shajnë një trajner” Kërnaja “ndez zjarr” dhe shigjeton Tiranën: Kemi burra, futemi vetëm për fitore

Mes kontestimeve dhe kaosit, Partizani fiton aktin e parë ndaj Elbasanit (video)