Theu arrestin e shtëpisë, kapet duke qarkulluar me makinë i riu/ Policia jep detajet, dy të tjerë u vunë në pranga sepse…

Tre persona janë venë në pranga nga policia e Tiranës për vepra të ndryshme penale. Policia duke zbardhur detaje nga arrestimet e fundit bën me dije se një nga të arrestuarit kishte thyer masën e sigurisë, “Arrest në shtëpi”.

Shtetasi Xh. Sh., 27 vjeç, që kishte  thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” u kap nga policia tek sheshi “Shqiponja”, duke qarkulluar me automjetin e tij.

Një tjetër është prangosur për dhunë ndaj gruas dhe një 19 vjeçar për drejtim të motorit pa lejën përkatese.

NJOFTIMI 

Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Xh. Sh., 27 vjeç, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe është konstatuar nga shërbimet e Policisë tek sheshi “Shqiponja”, duke qarkulluar me automjetin e tij.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit S. G., 37 vjeç, sepse në rrugën “Preng Bib Doda”, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Ndërkohë, nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. H., 19 vjeç, pasi u kap duke drejtuar motorin pa leje përkatëse.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Related posts

VIDEO RRËQETHËSE/ Publikohet mesazhi zanor i fundit që Ilaria i dërgoi nënës! Prindërit mes lotësh: Ma shkulën nga zemra, ishte njeri…

“Dua të vras veten, po s’ma lejon feja!”/ Dëshmia e të pandehurit: Për Nuredinin po shkelni ligjin, do iki nga trutë

Euro nuk ndryshon, dollari sërish në rënie/ Kursi i këmbimit, 8 prill 2025