“Më tha ku shkon me atë armê”, Hygerta Meta tregon si e vraû babanë: E qêllova kur ishim te dhoma e ndenjës

Vijojnë të zbardhen detaje nga dëshmia e Hygerta Metës e dhënë para gjykatës, në lidhje me vrasjen e babait të saj Pëllumb Meta në Shënavlash të Durrësit. Ajo është shfaqur e penduar teksa ka rrëfyer detaje nga ngjarja.Hygerta Meta ka thënë se ka refuzuar për herë të dytë fejesën dhe pas kësaj ka menduar gjithçka.

“Kur ai me tha do ju vras! Aq më fiksoi truri na e ka thënë edhe herë të tjera! Të enjten më tha do ju vras! Të shtunën e vrava! Më tha se i refuzova fejesën për herë të dyte dhe e disha që kishte armën. S’ishte hera e parë që kishte armë. Dhe e dija kur vinte nga puna dija çdo lëvizje e mendova për pasdite.

Mora armën, ai erdhi nga puna ishte duke pushuar ishte me kurriz i shtrirë. Mora armën në dhomën ngjitur ia tregova e pa armën dhe më tha ‘Ku shkon me atë gjë?’ E bëra t’i flisja përballë! Ai nuk u befasua dhe i thash çohu në këmbë! Ai tha? ‘Ik andej!’. Dhe unë e qëllova, dy metra larg tij. Ishim tek dhoma e ndenjës, isha unë që hyra në dhomën e gjumit dhe arma ishte te dhoma e gjumit të vëllait Hysenit.

Por ai nuk rrinte aty, unë e dija ku ndodhej armën se pastroja shtëpinë. Nuk ishte e fshehur. Jam penduar tani, por nuk ka kthim pas.’-tha Hygerta Meta.

Related posts

“Jetëgjati nuk bëhet jetëshkurtër”/ Shokët e skuadrës së Dinamos surprizojnë Luisin në spital që u plagos nga vrasja e Martin Canajt

Jepet masa e sigurisë për 14-vjeçarin që vr@u Martin Canin! Ja çfarë vendosi Gjykata

Rriten lehtë monedhat e huaja/ Kursi i këmbimit për ditën e sotme, 22 nëntor 2024