Teuta ëhstë “ringjallur” në “Niko Dovana” pas 13 ndeshjesh pa fitore. Durrsakët kanë triumfuar 3-0 ndaj Skënderbeut, në nëj sfidë që ishte shumë e luftuar.
Pjesa e parë ishte thjeshtë spektakolare nga ana e “djemve të detit” të cilët ia dolën të gjenin plot 3 herë rrugën e rrjetës. Korçarët u dorëzuan në 45-minutat e para me vendasit që dominuan në çdo aspekt.
Dopieta e Dacit dhe penalltia e shndërruar në gol nga Peposhi do të ishin venditare në këtë duel, me pjesën e dytë që do të ishte e vakët dhe pa raste të pastra për të shënuar.
Pas këtij triumfi Teuta e Edi Martinit shkon në kuotën e 21 pikëve në vendin e 9-të, ndërsa korçarët mbeten në vendin e 7-të me 25 pikë.