Teuta prek Final-Four, mjafton një autogol për mposhtur Bylisin (video)

Teuta

Takimi mes Teutës dhe Bylisit vinte me pritshmëri të larta. Ekipi ballshiot kishte si objektiv për të arritur fitoren për t’iu larguar sa më shumë zonës së ftohtë të renditjes, ndërsa Teuta synonte të vazhdonte rrugëtimin pozitiv për të qëndruar në katër vendet e para.

Ndeshja u zhvillua në stadiumin “Niko Dovana” në Durrës, para një audience që priste spektakël dhe beteje fizikë. Ndeshja e sotme mes dy skuadrave në Durrës është vendosur nga një episod në pjesën e dytë, kur Abazaj devijoi në portën e vet gjuajtjen e Votlait, realizim që erdhi në minutën e 65′ ndërsa më pas Uallison u ndal nga traversa në kërkimin e golit të barazimit.

Pjesa tjetër e ndeshjes ishte shumë luftë në mesfushë e pak raste para portave, me Teutën që në fund iu gëzua këtyre tre pikëve të arta për klasifikimin.Teuta me këtë sukses ngjitet në vendin e katërt në kuotën e 10 pikëve, ndërsa Bylis mbetet në vendin e 7-tëm e 6 pikë.

LEXO ME SHUME:“Vora meriton respekt”, Bellaji akuzon keq gjykimin: Urdhëronin lojtarët e Egnatias, nuk është nevoja që…

Related posts

“Turp! 5 mijë tifozë shajnë një trajner” Kërnaja “ndez zjarr” dhe shigjeton Tiranën: Kemi burra, futemi vetëm për fitore

Mes kontestimeve dhe kaosit, Partizani fiton aktin e parë ndaj Elbasanit (video)

EKSKLUZIVE/ Spostohet derbi, Klikoje Sport mëson ndryshimin e bërë nga sektori i garave