Teuta shtang Partizanin në fund, penalltia prish festën e kryeqytetasve (video)

Partizani ka barazuar në shtëpi përballë Teutës në ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të të Superiores. Sfida e zhvilluar në “Arena e Demave”, përfundoi 1-1.

Golin për “demat” e shënoi Tedi Cara. Kapiteni i të kuqve gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 9-të të sfidës, duke dërguar topin poshtë këmbëve të portierit Tafas. Kujtojmë që ky është goli i parë për Carën në këtë sezon të Superiores.

Ndërsa golin e barazimit e realizoi Lloci në të 94-tën me një penallti.

Me këtë barazim Partizani i fal Vllaznisë vendin e parë, teksa barazohen me nga 21 pikë secila. Në krahun tjetër, Teuta shkon në kuotën e 16 pikëve dhe mbetet në vendin e 6-të.

Related posts

Tjetër pengesë për të kuqtë, mungesat “tronditin” Partizanin para Dinamos

Egnatia bën një tjetër mrekulli, dy lojtarë drejt shitjes në janar për shumën e bujshme

Tifozët hynë në fushë dhe goditën lojtarët, Disiplina “godet” Flamurtarin, masa të ashpra edhe për drejtuesin e Vorës