Kukësi e Teuta bëhen gati për një ndeshje shumë të komplikuar, në javën e 33-të të Kategorisë Superiore. Ekipi durrsak kërkon t’i largohet zonës së Play-Outit, ndërsa verilindorët e dinë se janë të rënë nga kategoria, por Bledar Devolli është shprehur se ekipi I tij do të respektojë garën deri në fund të kampionatit. Teuta ka një lloj impulsi pozitiv në dy ndeshjet e fundit, fitorja kundër Skënderbeut në transfertë dhe barazimi ndaj Vllaznisë.
Kukësi aktualisht është mbrojtja më e thyer e kampionatit me 48 gola të pësuar. Sulmi i verilindorëve ka një gol më pak, ku numrat janë 28 me 29. Në këtë pikë, Kukësi mund të krenohet vetëm me përballjet direkte, në 51 takime të zhvilluara, ekipi verilindor ka 18 fitore, kundrejt 15 të Teutës, ndërsa 18 sfida kanë përfunduar në barazim.