Teuta përforcohet në merkato, firmos me futbollistin që ka qenë pjesë e moshave të Belgjikës

Matias Lloci është zyrtarisht lojtar i Teutës. Klubi durrsak ka pasuruar forcën sulmuese, ndërsa theksojmë se Lloci ka kaluar më të shumtën e karrierës në Belgjikë, ku ka luajtur dhe për moshat e Kombëtares. Me origjinë nga Shqipëria, ai transferohet si lojtar i lirë pasi mbylli aventurën e fundit me RE Virton në verë.

 

Postimi i klubit të Teutës në rrjetet sociale:

WELCOME ! MATIAS LLOCI!

KF Teuta ka kënaqësinë të njoftojë se mesfushori, Matias Lloci është zyrtarisht pjesë e skuadrës sonë. Klubi ynë ka arritur ditën e sotme një marrëveshje me lojtarin 23 vjeçar, i cili vjen te #Teuta pas eksperiencës pozitive me ekipin e Virton, në Belgjik ndërsa ka luajtur edhe me klubin e KVC Ëesterlo. Lloci ka qën njëkohësisht kontigjent i ekipeve përfaqësues të Beligjikës U17, U18 dhe U-19.  KF Teuta i uron mirëseardhje mesfushorit #MatiasLloci dhe i uron shumë suksese me fanellën e klubit tonë. #forcateuta

Related posts

Tension me FSHF-në? Trabzonspori në alarm për Muçin para supersfidës

Egnatia në alarm para Bylisit, mungesat “shkatërrojnë” mesfushën!

Interes i çmendur nga jashtë, Tirana-Partizani bëhet destinacion turistik; 350 euro një biletë (FOTO)