E FUNDIT/ Teuta nuk pret janarin, transferon sulmuesin që shkëlqeu në Kategorinë e Parë (FOTO)

Teuta

Teuta ka lëvizur shpejt në merkato, ndonëse janari ende nuk ka ardhur. Klikoje Sport ka mësuar se klubi durrsak ka firmosur me  Anthony Umejigo. Sulmuesi nigerian ka mbyllur aventurën e tij me Apoloninë dhe do të veshë fanellën e durrsakëve, pas marrëveshjes së arritur mes dy klubeve.

Edhe pse kontrata e Umejigos me Apoloninë përfundonte në muajin qershor, drejtuesit e Teutës kanë vendosur të mos presin fundin e sezonit, duke ofruar 30 mijë euro për kartonin e lojtarit, çka ka bindur klubin fierak të japë “ok”-in për transferimin e menjëhershëm.

Teuta siguron kështu shërbimet e një sulmuesi që është dalluar për forcën fizike dhe aftësinë për të finalizuar aksionet në zonë, duke e konsideruar Umejigon si një element të rëndësishëm për repartin ofensiv. Transferimi vjen në kuadër të përforcimit të skuadrës, me synimin për të rritur konkurrencën dhe efikasitetin në fazën sulmuese.

Nga ana tjetër, Apolonia përfiton financiarisht nga një lojtar që ishte drejt fundit të kontratës, ndërsa Umejigo hedh një hap të rëndësishëm në karrierë, duke kaluar te një klub me objektiva më të larta dhe traditë në elitën e futbollit shqiptar.

LEXO ME SHUME:Balaj bën kapitenin edhe në media, mbron Vllazninë: Hallet t’i mbajmë këtu, kam parë një frymë që nuk i shkon Shkodrës

Related posts

Vendi i fundit në renditje, te Kukësi fillojnë largimet e para (EMRAT)

Vendime që ndezin polemika! Tirana po “vritet” nga penalltitë; rastësi apo tendencë?

“Kemi frikë kur pësojmë”, Edi Martini mesazh drejtuesve: Dua përforcime, kemi patur shumë dëmtime