Teuta e nis sezonin me rinovime, dy titullarët pjesë e skuadrës edhe për një sezon

Ditë rinovimesh te Teuta. Ekipi durrsak do të jetë konkurrues këtë sezon në Superiore. Ndërkohë, që do të kërkojë me patjetër rikthimin në Kupat e Europës, aty ku e kanë vendin blutë. Stërvitja e djeshme nisi me të tjera konfirmime. Rinovojnë kontratën kapiteni Kotobelli dhe mbrojtësi polivalent Arsid Kruja.

Blerim Kotobelli do të mbajë zyrtarisht shiritin e kapitenit te Teuta edhe një sezon. Te blutë, pasi kanë konfirmuar tri largimet e para, tanimë ka nisur puna për ruajtjen e grupit. Teuta ka arritur marrëveshjen për të vazhduar bashkëpunimin edhe me një nga elementët më të rëndësishëm të skuadrës siç është kapiteni Blerim Kotobelli. Mesfushori që është një lider te blutë gjatë tri sezoneve të fundit, falë grintës dhe kualitetit të shfaqur në fushë, ka rinovuar kontratën me Teutën edhe për një vit.

Një lëvizje tejet e rëndësishme për skuadrën dhe trajnerin Edi Martini, duke njohur cilësitë dhe eksperiencën e Kotobellit, i cili edhe në sezonin e ri do të ketë “çelësat” e mbrojtjes së durrsakëve. Rinovimi i radhës te Teuta, është një nga lojtarët më të dalluar, i cili firmos deri në verën e 2025. Drejtuesit kanë arritur të bindin Arsid Krujën.

Related posts

“Po vi i dëmtuar të luaj me Shqipërinë, meritoj të jem titullar”, Uzuni shfryn me humbjen dhe Sylvinhon: Te Granada i gjuaj unë penalltitë, këtu nuk e di…

DËSHTIM! Nga ëndrra për elitën përfundojmë në Ligën C; Ukraina na “gjunjëzon” në Tiranë (video)

Shqipëri-Ukrainë do të nisë me 1 minutë heshtje për Martin Canin