Teuta në “hall” kundër Laçit, dy mungesa të rëndësishme në transfertën e së dielës

Teuta

Teuta do të udhëtojë në transfertë për të sfiduar Laçin në kuadër të javës së 25-të të Superiores. Duel shumë i luftuar mes 2 ekipeve që synojnë t’i largohen sa më shumë zonës së ftohtë të klasifikimit.

Por Teuta dhe trajneri Bledar Devolli janë në “hall” para këtij dueli. Timonieri i durrsakëve ka mungesa të rnëdësishme ndaj kurbinasve. Blerim Kotobelli dhe Vasil Zogos nuk do të udhëtojnë me ekipin për në Laç. I pari ka plotësuar numrin 4 të kartonëve të verdhë, ndërsa i dyti la fushën e lojës ndaj Skënderbeu vetëm pas 6 minutash. Dhe në këtë mënyrë do të mungojë për arsye dëmtimi.Gjithashtu në dyshim mbetet edhe Mingos.

Ky i fundit ka munguar në ndeshjet e fundit për shkak dëmtimi dhe mbetet të shihet nëse do të mund të rikuperohet në kohë për duelin e së dielës të orës 13:30.

TEUTA-DINAMO 0-0

Në një ndeshje intensive por me pak raste, e zhvilluar në stadiumin “Niko Dovana” në Durrës, Teuta dhe Dinamo përfunduan me rezultatin 0-0. Megjithëse pritshmëritë për një spektakël ofensive ishin të mëdha, të dy skuadrat u treguan jashtë formës në aspektin e sulmit dhe u fokusuan kryesisht në mbrojtje për të shmangur pasojat e një gabimi që mund të kushtonte gol për kundërshtarin. Ky rezultat nënvizon rëndësinë e balancës midis mbrojtjes dhe sulmit dhe sjell në pah nevojën që të dy skuadrat të gjejnë më shumë iniciativë ofensive në ndeshjet e ardhshme për të siguruar fitore që mund të ndikojnë pozitivisht në renditjen e kampionatit.

LEXO ME SHUME:Kategoria e Parë/ Nuk arritën objektivat, presidenca përjashton dy titullarë dhe gjobit lojtarët e tjerë

Related posts

VIDEO/ Trafikonin lëndë narkotike me logon e Tiranës, arrestohen 3 shqiptarë në Itali; vlera shkonte mbi 25 milionë euro

Kategoria e Parë/ Nuk arritën objektivat, presidenca përjashton dy titullarë dhe gjobit lojtarët e tjerë

Nevil Dede u largua nga Bylis, klubi ballshiot gjet pasuesin e tij (EMRI)