Teuta fiton mes polemikave, penalltia e diskutueshme e Kreshnik Cjapit “tërbon” Tiranën (video)

Teuta

Teuta dhe Tirana i dhanë jetë një ndeshje të luftuar në stadiumin “Niko Dovana”, që përfundoi 2-1 në favor të durrsakëve, përballje që pati polemika sidomos nga kryeqytetasit me dy penallti të munguara dhe një të akorduar për Teutën.

Shkëmbi pëson kështu humbjen e pare me rikthimin e tij në stol. Sidoqoftë, Tirana nuk e shfrytëzoi mundësinë, edhe pse kaloi e para në avantazh me Jarmouni dhe renditja vazhdon të jetë shumë e vështirë. Sulmuesi francez realizoi pas asistimit të Ernest.  Pas këtij momenti, Elbasani kishte një pjesë të parë të vështirë, por nuk hoqi dorë nga synimi i barazimit. Dhe pas dy minutash Simeu përfitoi nga rrëmuja në zonë dhe gjen golin e parë në Superiore dhe të barazimit.

PJESA E DYTË

Pjesa e dytë nis me ndryshime. Toma merr vendin e Simeo ndërsa te Tirana largohen Ernest dhe Prengaj. Ka minuta për Ndreca dhe Soler. Në minutat 67 dhe 71’ Tirana pretendoi dy herë për penatlli, por kryesori Kreshnik Cjapi vendosi të vijonte lojën. Por në momentin që takimi po shkonte drejt barazimit, Marku ndërhyn ndaj Kotobellit, në një zonë të diskutueshme, por Cjapi vendosi të akordojë 11-metërsh për Teutën. Lloci përballë Selmanit tregohet i saktë dhe i jep fitoren Teutës. Me këtë sukses Teuta ngjitet në vendin e 8-të në zonën e Play-Out me 27 pikë, ndërsa Tirana në vendin e parafundit në kuotën e 26 pikëve.

LEXO ME SHUME:“NON GRATA”/ Laçi shpërthen ndaj arbitrave pas ndeshjes me Dinamon: Ku e gjejnë guximin të tallen me ne (REAGIMI)

Related posts

Humbja e parë e Egnatias në vitin 2025, Edlir Tetova nuk fshihet: Ndeshja më e dobët që kemi bërë

“Binte aq shpesh bilbili sa nuk e dinim ça po ndodhte”/ Bledi Shkëmbi e ka me arbitrin Cjapi: Edhe penalltia nuk e di nëse ishte apo jo

Skënderbeu del nga kriza duke mposhtur Egnatian, Ernest Gjoka pas ndeshjes: Fitore e merituar, nuk e meritojmë këtë renditje

2 comments

Trajneri Bledi Shkëmbi e ka me arbitrin: Edhe penalltia nuk e di... 22/02/2025 - 19:36
[…] LEXO ME SHUME:Teuta fiton mes polemikave, penalltia e diskutueshme e Kreshnik Cjapit “tërbon” Tiranën (video… […]
Skënderbeu del nga kriza duke mposhtur Egnatian 22/02/2025 - 19:23
[…] LEXO ME SHUME:Teuta fiton mes polemikave, penalltia e diskutueshme e Kreshnik Cjapit “tërbon” Tiranën (video… […]

Comments are closed

Add Comment