Nuk ka fitues në Durrës! Teuta proteston për penallti, Elbasani i largohet Final-Four (video)

Teuta

Teuta dhe Elbasani kanë barazuar pa gola në ndeshjen e javës së 29-të të Superiores. Një rezultat që nuk ofroi shumë spektakël, por që la mundësi për të dyja skuadrat të ruajnë pozitat e tyre në renditje. Pas 90 minutash, asnjëra prej skuadrave nuk arriti të shënonte, megjithëse të dyja kishin disa mundësi që mund të kishin ndryshuar fatin e ndeshjes. Teuta qendron ngjitur me zonën e shpëtimit, ndërsa Elbasani humb nga sytë Partizanin, duke hequr dorë përfundimisht nga Final 4.

Abalora ndal sulmet durrsake

Teuta ishte më kërkuese në pjesën e parë dhe krijoi disa raste, duke përfshirë një goditje dënimi nga Karabeci në minutat e hershme. Megjithatë, portieri i Elbasanit, Abalora, e devijoi topin në këndore, duke mbajtur portën e tij të paprekur. Pas kësaj, Elbasani u përgjigj me një mundësi të mirë nga Lajthia, që tentoi një goditje të menjëhershme, por sfera përfundoi jashtë kuadratit të portës. Në një tjetër rast, Elbasani kishte mundësinë të kalonte në avantazh, kur Qose gjuajti fort, por Tafas, portieri i Teutës, ishte në vendin e duhur dhe ndali goditjen me një reagim të shpejtë. Gjatë pjesës së parë, Teuta pati një mundësi të madhe për të shënuar, kur Arifi mori një pasim të mirë nga Boçi, por gjuajtja e tij përfundoi jashtë kuadratit të portës.

Teuta proteston për një penallti

Në pjesën e dytë, ritmi i lojës ra dhe nuk pati shumë aksione emocionuese. Teuta kishte mundësi të tjera për të shënuar, përfshirë një gjuajtje të Jazxhi pas një krosimi të Karabecit, por topi përfundoi jashtë. Edhe Elbasani provoi me një gjuajtje të Lajthisë, por Tafas ishte i gatshëm për ta ndaluar atë. Në minutat e fundit të ndeshjes, Teuta kërkoi një penallti për një ndërhyrje, por gjyqtari nuk e vlerësoi si të tillë dhe ndeshja përfundoi pa gol.

LEXO ME SHUME:Klasike pa ngjyra! Tiranës i anulohen dy gola, Vllaznia blindon pozitat për në Final-Four (video)

Related posts

“Luajtëm shumë ngadalë”/ Thomas Brdaric kënaqet me barazimin ndaj Tiranës: Ndeshje e barabartë

“Gabuam në pasimet e thjeshta”, Bledi Shkëmbi kapet me lojtarët e tij pas ndeshjes me Vllazninë: Po vuajmë nga ana fizike dhe në qarkullimin e topit

Klasike pa ngjyra! Tiranës i anulohen dy gola, Vllaznia blindon pozitat për në Final-Four (video)