Tetë stadiume në 5 vite! Besa si ekip jetim, shpresat i ka te kryebashkiaku i ri…

Besa vazhdon të vuajë mungesën e stadiumit. Edhe në sezonin e ri, verdhezinjtë do të luajnë jashtë qytetit. Në mungesë të një zgjidhjeje, drejtuesit janë detyruar që të sistemohen ku të munden për zhvillimet e ndeshjeve që kalendari ua rezervon si shtëpiake.

Që prej atij çasti nisi edhe “vërdallosja” për kavajasit. Për plot pesë vite kanë luajtur sa në Pezë, aq edhe në Peqin, Lushnjë, Shijak, Fier, Ballsh dhe Berat. E thënë troç, kanë shëtitur në 8 stadiume gjatë gjithë kësaj periudhe. Plot 60 ndeshje kanë luajtur ku të gjejnë, aq sa mund t’i quajmë si një ekip… nomad.

Një lloj shprese për ndërtimin e stadiumit ekziston ama. Kryebashkiaku i sapomandatuar ka në plan që t’i japë zgjidhje këtij problemi. Në një mbledhje të zhvilluar më 14 maj, me ish-futbollistë kavajas, Fisnik Qosja e premtoi një gjë të tillë.

“Do të bëj maksimumin për stadiumin e ri dhe futbollin. Ka një problem të madh në Bashkinë e Kavajës. Janë mbi 600 persona që marrin rrogë në administratë dhe nja 50 për sportin. Por janë kot, marrin rrogë për qoka të kryetarit të bashkisë. Të bësh qoka me futbollin, krenarinë e Kavajës, është për të ardhur keq”, pati deklaruar Qosja në kohën kur ishte ende kandidat.

Related posts

Davide Ziu, talenti shqiptar firmos kontratën si profesionist me Renaten: Ëndrra ime të përfaqësoj Kombëtaren (video)

Flamurtari kërkon ngjitjen në elitë, transferon ish-futbollistin e Dinamos (ZYRTARIZIMI)

Krijoi faturë fiktive për llogari të Ilir Beqajt, SPAK vendos masë sigurie për ish-drejtorin e Partizanit