Tetë lojtarë të afruar/ Nevil Dede premton një Elbasan të madh, zbulohet mesazhi: Disa futbollistë do pendohen që nuk zgjodhën këtë projekt

AF Elbasani ka nisur një revolucion në skuadër dhe për Nevil Deden kjo ishte më se e domosdoshme. Po ndërtohet një skuadër totalisht e re, pasi vetëm kështu mund të tentojnë edhe misionin madhor. Superiorja tashmë është kusht, ndaj edhe drejtuesit nuk po kursehen.

Afrimet nuk kanë qenë të pakta deri më tani dhe shumë të tjera priten. Trajneri është i kënaqur me lëvizjet e deritanishme, por paralajmëron se asgjë nuk ka mbaruar. Do të ketë edhe emra “big”, ndonëse ka nga ata që po stepen prej ligës. Këtë e pranon edhe 48-vjeçari.

“Dëshira ime është ndoshta edhe të marr një lojtar të Barcelonës… Patjetër që do të tentojmë goditje “big”. Jo se kemi bërë pak deri më tani… Duhet të kemi parasysh një fakt që është e vështirë të bindësh një lojtar me një CV apo histori personale të mirë, që ata të zbresin një kategori më poshtë.

“Elbasan Arena”, tifozët dhe kompleksi, ofrojnë kushte që mund të bindin shumë lojtarë të vijnë. Në këtë moment që flasim, shumë njerëz po përgjigjen dhe po besojnë tek ato që ne i themi. Por, do të kisha dëshirë që shumë njerëz të tjerë të mos bëhen pishman nesër edhe më pas të fillojnë të kërkojnë të vijnë te ne. E rëndësishme është të na besojnë në momentin e parë.”

Related posts

Teuta e nis sezonin me rinovime, dy titullarët pjesë e skuadrës edhe për një sezon

AF Elbasani gjen menjëherë zëvendësuesin e Nevil Dedes, pritet firma me trajnerin e njohur

Filip Najdovski bën prapakthehu, mbrojtësi hedh firmën mbi kontratë (FOTO)